Lajme

Presidenti i Këshillit Evropian: Duhet të jemi të gatshëm që deri në vitin 2030 të zgjerohemi

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka deklaruar se synimi i Bashkimit Evropian është që të pranojë shtete të reja anëtare deri në vitin 2030.

Ai ka folur për mundësinë e anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE, teksa përmendi edhe marrjen e statusit të shtetit kandidat nga Ukraina e Moldavia.

“Zgjerimi më nuk është ëndërr, është koha të ecim para, ka shumë punë për të bërë. E di, është proces kompleks, nganjëherë i dhimbshëm për shtetet e ardhshme anëtare dhe po ashtu për BE-në. Të jemi të qartë, nëse duhet të jemi kreidibil, duhet të flasim për afate kohore, duhet të flasim për detyrat tona të shtëpisë, sugjerimet, ndërsa përgatitemi për agjendën e ardhshme strategjike të BE-së. Ne duhet të vendosim synim të qartë, besoj se duhet të jemi të gatshëm të dyja palët deri në vitin 2030 të zgjerohemi”, ka thënë Michel në Forumin e Bledit.