Zhvillim

Presidenti i Austrisë pritet me nderime të larta në Kosovë

Presidenti austriak do të qëndrojë dy ditë në Kosovë, së bashku me të janë edhe mbi 25 biznesmenë të njohur austriak

Presidenti i Austrisë Heinz Fischer ka arritur në Prishtinë dhe është pritur me nderimet më të larta nga presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe garda e Forcës së Sigurisë së Kosovës në sheshin Ibrahim Rugova.

Fischer ka zhvilluar një takim me presidenten Jahjaga në kabinetin e saj dhe më pas edhe me kryeparlamentarin, Kadri Veseli.

Mediet nga Kosova raportojnë se sapo ka nisur takimi me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Presidenti austriak do të qëndrojë dy ditë në Kosovë, së bashku me të janë edhe mbi 25 biznesmenë të njohur austriak.