Lajme
Presidenti Biden kërkon nga Kongresi miliarda të tjera për Ukrainën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka kërkuar Kongresit Amerikan 13 miliardë dollarë të tjerë si mbështetje për Ukrainën, shkruan DW, përcjell albinfo.ch.
Shalanada Young, përgjegjëse për buxhetin në Shtëpinë e Bardhë, është shprehur se Qeveria amerikane po aplikon për mjete shtesë për ndihmë ushtarake, ekonomike dhe humanitare për Ukrainën si edhe për vende të tjera që vuajnë nga efektet e “marshimit brutal” të Rusisë në Ukrainë.
SHBA-ja është mbështetësja kryesore e Ukrainës në luftën mbrojtëse kundër Rusisë. Që nga fillimi i luftës agresore të Rusisë në shkurt 2022, Uashingtoni i ka premtuar Kievit ndihma ushtarake në vlerën e më shumë se 43 miliardë dollarëve.
Ndërkohë në Zaporizhzhia në Ukrainë është goditur një hotel në qytet nga një raketë ruse Iskander, ku ka ndërruar jetë një person dhe janë plagosur 16 të tjerë, mes tyre katër fëmijë. Mediat lokale kanë raportuar se bëhet fjalë për një hotel në qendër të qytetit, që përdoret shpesh nga punonjësit e Kombeve të Bashkuara.
“Jam e tronditur nga lajmi që është goditur një hotel që përdoret shpesh nga punonjës të OKB-së dhe organizatat joqeveritare që mbështesin njerëzit e prekur nga lufta”, është shprehur koordinatorja e OKB-së për ndihmat humanitare në Ukrainë, Denise Brown.
E-Diaspora
-
Ka filluar regjistrimi i nxënësve për mësim në gjuhën shqipe, në shkollat publike austriake Regjistrimi i nxënësve në mësim në gjuhën shqipe, në shkollat publike austriake për vitin shkollor 2025/2026...
-
Vjenë: Hapet regjistrimi për mësimin e gjuhës shqipe
-
Sonte mbahet debati i hapur me kandidatët shqiptarë në Gjenevë
-
Arrestohet kosovari: Po kontrabandonte 19 skuterë në Ticino
-
“Princesha Ardita”, shfaqje muzikore me kukulla, gjermanisht dhe shqip
Jeta në Zvicër
-
Aplikacioni zviceran i pagesave njofton veçori të reja Aplikacioni kryesor bankar i Zvicrës, Twint ka njoftuar ndryshime me veçori të reja që e bëjnë...
-
“Plani shpërthyes”: Kushdo që shkon në Zvicër duhet të paguajë
-
Kantonet po mbështeten në inteligjencën artificiale për deklaratat tatimore
-
Oficerët zviceranë me origjinë të huaj, a janë prova përfundimtare e integrimit?
-
Pothuajse çdo e dyta biçikletë e shitur në Zvicër është elektrike