Tematike
Presidenti Berset, mesazh në Ditën e Kujtimit të Viktimave të Holokaustit
“Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit” është zyrtarizuar në vitin 2005 nga OKB-ja. Si shkas ka qenë 60 vjetori i çlirimit të robërve nga Kampi i Përqendrimit në Aushvic.
Edhe pse jemi në vitin 2018, askush në mënyrë të legjitimuar nuk mund të thotë se konflikti me Holokaustin është diçka e tejkaluar. Kështu është shprehur sot presidenti i Konfederatës së Zvicrës Alain Berset në mesazhin e tij kushtuar 27 Janarit, “Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit”.
Tragjedia kërkon nga ne që të kujtojmë mizoritë më të rënda që njerëzit ua shkaktuan njerëzve të tjerë, ka thënë Berset më tutje. Këtu bën pjesë edhe tortura, e cila vazhdon edhe më tutje të jetë e përhapur në botë. Është e nevojshme që tortura të parandalohet si në rrafshin politik ashtu dhe në atë juridik dhe pedagogjik.
Në ditën e sotme të përkujtimit të çlirimit të Aushvicit ne nderojmë të gjitha viktimat e nacionalsocializmit. Zvicra, në kuadrin e “International Holocaust Remembrance Alliance (IHRA) të cilën aktualisht e udhëheqe dhe ku bëjnë pjesë 31 shtete, angazhohet për vazhdimin e përkujtimit të holokaustit.
Për herë të parë që nga themelimi i saj, IHRA ka miratuar një strategji dhe ka caktuar prioritetet e qarta me synimin për t`i sensibilizuar më shumë vendimmarrësit politikë me realitetin e ndjekjes së hebrenjve, romëve, sinti-ve dhe jenish-ëve. Ky është një hap me rëndësi, për të cilin Zvicra mund të jetë krenare, ka shkruar veç tjerash Berset.
“Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit” është zyrtarizuar në vitin 2005 nga OKB-ja. Si shkas ka qenë 60 vjetori i çlirimit të robërve nga Kampi i Përqendrimit në Aushvic.
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Presidentja e ri e Zvicrës në 2025 Në vitin 2025, stafeta presidenciale do t'i kalojë nga Viola Amherd Karin Keller-Sutter, një anëtare e...
-
Migros viktimë e kriminelëve kibernetikë që ua keqpërdorin logon
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025?
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane