Kosova

Presidenti austriak Bellen: Liberalizimi i vizave me Kosovën të ndodhë sa më parë

Presidenti austriak shtoi se gjatë historisë së Jugosllavisë të gjithë udhëtonin pa viza, kurse tani vetëm kosovarët janë të privuar nga liria e lëvizjes në zonën Shengen.

Presidenti austriak Alexander Van der Bellen ka theksuar qartë se është ‘për’ liberalizimin e vizave me Kosovën. Ai këto komente i bëri gjatë vizitës së presidentit shqiptar Ilir Meta në Austri, shkruan albinfo.ch.

“Do ishte shumë bukur, që liberalizimi i vizave të ndodhte gjatë presidencës austriake të BE,” tha Van der Bellen të martën në Vjenë. “Nëse nuk do ndodhte liberalizimi i vizave do kishte një zhgënjim të madh”, dhe kërkoj për kujdes rreth këtij vendimi.

Presidenti austriak shtoi se gjatë historisë së Jugosllavisë të gjithë udhëtonin pa viza, kurse tani vetëm kosovarët janë të privuar nga liria e lëvizjes në zonën Shengen.