Kosova

Presidenti i Këshillit Kombëtar të Zvicrës viziton Akademinë SHEHU

Presidenti i Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer këtë të mërkurën ka vizituar Akademinë SHEHU.

“Vizita u fokusua në partneritetin tonë afatgjatë me Helvetas përmes projektit EYE, duke theksuar përpjekjet tona për të zhvilluar module trajnimi të përshtatura me industrinë në sektorin e përpunimit të drurit. Vizita tregoi përfitimet e bashkëpunimit tonë me partnerët në rritjen e aftësive profesionale për marangozët”, u tha nga Enhancing Youth Employment- EYE Project.

Nw vizitw ishin edhe Marc Jost dhe z. Cedric Wermuth, anëtarë të Këshillit Kombëtar dhe udhëheqës të grupit të Miqësisë Zvicër-Kosovë, së bashku me Sophie Lachat Rohrer nga Shërbimet Parlamentare.

Gjatë vizitës ata u shoqëruan edhe nga Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Zëvendës Ambasadori, Shefi i Bashkëpunimit Zviceran dhe Këshilltarin Rajonal.

“Ne mbetemi të përkushtuar ndaj partneritetit tonë dhe synojmë të vazhdojmë të kemi ndikim duke punuar me liderë të industrisë si Akademia Shehu për të ofruar zgjidhje inovative trajnimi për industrinë dhe rininë kosovare”, u tha në njoftim.