Shëndetësi

Premitë e sigurimeve shëndetësore rriten mesatarisht me 5.1%

Premitë e sigurimeve shëndetësore për qytetarët në Zvicër do të rriten mesatarisht më shumë se 4.0 për qind në vitin 2018, është shpallur nga qeveria federale. Një analizë e bonus.ch që bën krahasime të shërbimve online, tregon një rritje prej 5.1 për qind.

Arsyeja për këtë është se qeveria federale llogarit rritjen mesatare të premive standarde, d.m.th. për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor të një personi me franshizë prej 300 dhe mbulimin e aksidenteve. Megjithatë, këto kritere janë përfaqësuese vetëm për rreth një të pestën e popullsisë, shkruan bonus.ch, përcjell albinfo.ch.

Nëse përfshihen të gjitha 200.312 premitë e sigurimeve shëndetësore të publikuara, rritja mesatare në Zvicër është 5.1%.
80 për qind e premive do të rriten me më shumë se 4 për qind, më shumë se një të katërtën me 10 për qind. Sipas bonus.ch, ka dallime ekstreme nga -10 për qind në +30 për qind.

Veçanërisht të prekur janë familjet në vitit 2018. Premitë e fëmijëve janë më të lartat me 6.1%.
Sipas llogaritjeve nga bonus.ch, kostoja e premive të sigurimeve shëndetësore të një familjeje prej pesë anëtarëve në Cyrih do të rritet për 777, në 19.265 franga. Me një ndryshim të sigurimit shëndetësor, e njëjta familje mund të shpëtojë 6102 franga në vit.