Kinema
Premiera e dokumentarit ‘Nacionalitete, Religjione ose Dashuri’, më 24 prill
Dokumentari i cili është realizuar në disa qytete të Zvicrës është me skenari të Nusret Emurlai, kamerë të Robert Jankuloskiit dhe regji të Sabidin Aliut
Një film-dokumentar i cili është realizuar me diasporën shqiptare në Zvicër, me titull “Nacionalitete, religjione ose dashuri” do të mund të shikohet nga artdashësit e Maqedonisë, në 24 prill në Sallën e Madhe të Komunës së Tetovës, me fillim në ora 19:00.
Filmi trajton tematiken e martesave të përziera, peripecitë që lindin nga ato dhe sesi shpeshherë këto martesa rezultojnë me shkurorëzime. Personazhet e filmit flasin vetë sesi do të duhej të tejkalohen vështirësitë dhe si do të dukej një familje e përsosur.
Njohja e kulturave parësore
Regjisori i filmit, Sabidin Aliu për albinfo.ch u shpreh: “Filmin e përbëjnë tri familje ku janë të përziera feja, përkatësia etnike dhe kulturat e ndryshme prej nga vinë ato, por mbi te gjitha mbisundon dashuria, mirëkuptimi dhe respekti për partnerin dhe kulturën tjetër.”
Filmi është realizuar në disa qytete të Zvicrës, ndërsa përgatitjet kanë zgjatur dy vite.
“Mesazhi i filmit tregon se ne nuk jemi popull ekskluziv, por jemi si gjithë popujt tjerë europianë dhe dimë të ndërtojmë raporte të shëndosha me vlerat kulturore dhe fetare të popujve tjerë,” vijoi me tej regjisori i njohur Aliu.
Filmi do të prezantohet edhe para publikut helvet, pasi që tema që trajton është aktuale dhe e diskutueshme në diasporën shqiptare.
Të tjera nga Kinema
E-Diaspora
-
Gashi: Diaspora – një urë lidhëse për zhvillimin ekonomik të Kosovës Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, mori pjesë në aktivitetin “Dita e Biznesit...
-
Presidenti Bajram Begaj vizitoi shkollën shqipe në Bolonjë, përgëzon shqiptarët për ruajtjen e identitetit
-
Frankfurt: Agnesa Kolica, fituese e “Çmimit për Integrim”
-
Gjermani: Festohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
-
Një yll në ngritje: Fiona, sopranoja e verbër, me zë brilant
Jeta në Zvicër
-
Sasia e borës që bie në Alpe është ulur me një të tretën në një shekull Reshjet e borës në Alpe ranë në mënyrë dramatike midis viteve 1920 dhe 2020, sipas një...
-
Uji i rubinetit nuk është plotësisht transparent në Zvicrën frëngjishtfolëse
-
Qyteti i Cyrihut përballet me kosto shtesë milionëshe
-
Ushtria zvicerane merr 500 milionë CHF financim shtesë
-
Gjermania lëviz për ta bërë jetën më të lirë për blerësit nga Zvicra