Lifestyle

Premiera botërore e filmit “Në mes”, në Berlinale

Qendra Kinematografike e Kosovës për herë të tetë ka vendosur shtandin e vet në ngjarjen më të madhe filmike të Evropës. 

Premiera botërore e filmit dokumentar “Në mes”, të realizuar nga fotografi Samir Karahoda, është shfaqur në Berlinale. Ky projekt filmik rrëfen fenomenin e shtëpive të ndërtuar me stil të njëjtë nga disa vëllezër shqiptarë, përcjell albinfo.ch.

Ndërkohë në shtandin e Qendrës Kinematografike të Kosovës ata po e prezantojnë filmin te vizitorët dhe prodhuesit filmikë.  “Në mes” është shfaqur me premierë të mbyllur më 8 shkurt përballë gazetarëve dhe kritikës, ndërkohë, producenti Eroll Bilibani thotë se fokusi i ekipit ishte që vepra të prezantohej në festivalet filmike të kategorisë A.