Lajme
Prej nesër Zvicra heq karantinën, më 17 shkurt mund të hiqen të gjitha masat
Për shkak të numrit shumë të lartë të infeksioneve, karantina sipas qeverisë, është bërë tashmë më pak e rëndësishme për identifikimin e të prekurve
Duke filluar nga nesër, e enjte, Këshilli Federal do të heqë detyrimin për karantinë dhe atë për punë nga shtëpia (Home Office).
Për shkak të numrit shumë të lartë të infeksioneve, karantina sipas qeverisë, është bërë tashmë më pak e rëndësishme për identifikimin e të prekurve, transmeton albinfo.ch.
Këshilli Federal ka vendosur të dërgojë kantoneve për konsultim dy propozime për hapje të mëtejme. Me variantin 1, praktikisht të gjitha masat do të bien poshtë, që nga 17 shkurti. Për shembull, do të bijë detyrimi për të mbajtur maskë në transportin publik.
Varianti i dytë parashikon që hapja të bëhet gradualisht, shkruan srf.ch. Në pjesën e parë, për shembull, do të binte detyrimi për të treguar certifikatën në restorantet, në pjesën e fundit, ndër të tjera, edhe detyrimi për të mbajtur maskë.
Në të njëjtën kohë me heqjen e masave, Këshilli Federal po dërgon për konsultim te kantonet përshtatje të mëtejshme të rregullave.
Veç tjerash bëhet fjalë për këto: Me rastin e hyrjes në vend, nuk do të duhet të zbatohen masat sanitare kufitare, përcjell albinfo.ch. Hiqet detyrimi për kryerjen e analizave për personat që nuk janë vaksinuar dhe që nuk janë shëruar, si dhe hiqet detyrimi i mbledhjes së të dhënave të kontaktit me rastin e hyrjes në Zvicër.
Përveç kësaj, duhet të revokohen të ashtuquajturat certifikata zvicerane Covid, për turistët ose pas testeve të shpejta të antitrupave ose antigjenit.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












