Lajme
Prej nesër: 200 franga gjobë kush hyn në Zvicër pa bërë testin PCR
Rregulloret e reja prekin turistët si dhe shtetasit zviceranë. Në vend të kësaj, bie lista e shteteve në karantinë
Këto duhet t`i dinë të gjithë ata që hyjnë në Zvicër, duke filluar nga dita e nesërme, e shtunë, 4 dhjetor.
Testi i ri i detyrueshëm që Këshilli Federal ka futur në fuqi për të luftuar variantin Omikron vlen edhe për të vaksinuarit dhe të shëruarit që hyjnë në Zvicër nga cilido shtet tjetër, tranbsmeton albinfo.ch vendimin e qeverisë zvicerane.
Duke filluar nga e shtuna, të gjithë duhet të paraqesin një test PCR përpara hyrjes dhe të bëjnë një test të dytë PCR ose antigjen midis ditës së katërt dhe të shtatë pas hyrjes në Zvicër.
Çfarë duhet të keni gati përveç testit PCR kur hyni në Zvicër?
Qeveria Federale kërkon që me rastin e hyrjes në vend të tregoni një formular të plotësuar udhëtimi.
“Të dhënat e kontaktit janë të rëndësishme nëse njerëzit duhet të informohen për një rast pozitiv në mjedisin e tyre,” thuhet në një fletëpalosje të publikuar nga BAG. Të gjithë personat mbi 16 vjeç i nënshtrohen rregullores së re, shkruan 20minuten.ch. Detyrimi pra vlen si për turistët ashtu dhe për qytetarët zviceranë që kthehen në vend. Për më tepër, do të jenë vetë udhëtarët që do t`i paguajnë shpenzimet.
Cilat përjashtime lejohen nga rregulli i testimit?
Ekzistojnë përjashtime për udhëtarët ndërkufitarë dhe për njerëzit që vijnë nga rajonet kufitare me Zvicrën. Ata nuk kanë nevojë të tregojnë test dhe as formular kontakti.
Kush e bën kontrollimin e testit të detyrueshëm?
Në rastin e udhëtimeve ajrore, tashmë ekziston një detyrim për të kontrolluar ata që hipin në aweroplan. Kompanitë ajrore janë përgjegjëse për këtë, transmeton albinfo.ch. “Ndërsa kur hyni me mjete të tjera transporti (tokësor) kryhen kontrolle të rastësishme në kufi për të përcaktuar nëse keni test negativ”, thuhet në fletëpalosjen federale.
Por pas hyrjes, kantonet mund të përdorin formularin e hyrjes për të kontrolluar nëse testi është kryer. “Në të njëjtën kohë, të gjitha hotelet dhe pronarët e shtëpive të pushimit janë të detyruar të kontrollojnë mysafirët nëse kanë test negativ ose jo.
Po sikur të mos e kem bërë testin?
Në këtë rast, autoritetet mund të vendosin gjobën e cila kushton 200 franga. “Edhe pas gjobës, personi i prekur duhet gjithashtu të testohet menjëherë pas hyrjes në vend dhe të informojë kantonin”, shkruan Qeveria Federale në udhëzimet e saj.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind