Portrete të firmave
“Prej Cyrihut në rrokaqiejt e Dubait, shqiptarët hapin shtigje të reja investimi”
Mes luksit, kulturës dhe diasporës shqiptare deri në rrokaqiejt e Emirateve. Një ngjarje ekskluzive, superdinamike dhe me frymë të sipërmarrësisë u organizua në Hotelin “Five” – Cyrih, ku Elite Invest Roadshow prezantoi mundësitë e jashtëzakonshme të investimeve në tregun e pasurive të paluajtshme në Dubai, duke tërhequr vëmendjen e disa prej sipërmarrësve më të suksesshëm shqiptarë.
Ky eveniment u shndërrua në një platformë të jashtëzakonshme për të eksploruar tregun ndërkombëtar dhe për të diskutuar përfitimet e investimeve në një nga metropolet më dinamike dhe të avancuara të botës. Aty u bashkuan disa nga figurat më të njohura të komunitetit shqiptar në diasporë, duke krijuar një hapësirë ku mund të ndaheshin mendime dhe ide për mundësitë e investimeve në këtë metropol dinamik, bashkëkohor dhe me luks të pa imagjinuar.
Nën moderimin e shkëlqyer të Nexhmedin Ahmetit, Amarildo Sterkajt, Alisjan Loshajt dhe Kristian Cukut nga Elite Invest Roadshow, para pjesëmarrësve me shembuj konkretë qartësuan rrugën më të lehtë dhe më të shpejtë për të arritur një kapital me shifra milionëshe dhe si mund të investohet në Dubai.
Kompani me rrënjë shqiptare Extra Real Estate Dubai dhe SuchAgents nga Austria, shqiptarëve të të gjithë botës i ofroi mundësinë unike për të investuar në tregun e Dubait. Ky treg njihet për kushtet e tij të favorshme, përfshirë taksat zero dhe financimet pa interes për projekte luksoze, duke përfshirë marka prestigjioze si Mercedes-Benz, Bugatti dhe Jacob & Co.
““Ky event është një bashkim i shqiptarëve të suksesshëm që ndodhen në të gjithë botën. Kolona ose shtylla kurrizore e këtij eventi , pikërisht është ky qëllimi sepse këtë ofertë që ne e kemi pru në Dubai, shumë lehtë do ta kishim shitur në Dubai, sepse kemi pasur një ofertë të jashtëzakonshme. Fakti që ne ua kemi sjellë shqiptarëve, dhe shqiptarëve të suksesshëm, pikërisht ky ka qenë qëllimi edhe me u bashkuar të gjithë bashkë dhe me u njohur, por edhe me bë diçka të përbashkët me këtë që sot ofron ky vend i mrekullueshëm siç është Dubai, që ka lehtësime fiskale, që ka një jetë shumë të mirë, siguri shumë të lartë. Dhe ka rregulla dhe kushtet për investime më të mirat në botë për momentin. Çdo gjë që arrihet të vizualizohet është e arritshme.” u shpreh Amarildo Sterkaj nga Elite Invest, një nga organizatorët kryesorë të kësaj ngjarjeje.
Në ngjarje morën pjesë sipërmarrës të ndryshëm, e cila njëkohësisht përfaqësoi edhe një urë lidhëse për bashkëpunime mes komunitetit shqiptar në Zvicër, Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qendrore, afaristët: Anton Nikolla, Merita Pinta, Visar Rrobelli, Florim Useini, Albert Gjukaj, Fimi Mehmeti, Kened Frrokaj, Skenderbeg Klaiqi, Sami Mustafa, Muhammed Sherif etj. me një komunitet të madh shqiptar u pa si një vend ideal për të promovuar këtë lloj bashkëpunimi ndërkombëtar.
Anton Nikolla, nga Nikolla & Co AG, e quajti pjesëmarrjen në këtë event një krenari: “Ambienti më la një përshtypje fantastike, ishte vërtetë i mrekullueshëm. Takova edhe pronarin e orës nga Pirro, e cila është ora më e shtrenjtë dhe simbol i kombit tonë, një bukuri e jashtëzakonshme. Gjithashtu, orën e prodhuar “Helfer” nga Kushtrimi e mbaj me shumë krenari. Pata mundësinë të kontaktoj edhe me kushëririn tim, Lazim Destanin, i cili vjen nga Mirdita. Kristiani, së bashku me organizatorët, kanë bërë një prezantim të shkëlqyer; vetë fakti që ata arrijnë të shesin tre projekte madhore në Dubai flet shumë për shqiptarët. Për ne është një krenari e madhe. Ndoshta ende nuk e kemi arritur nivelin e luksit për të blerë apartamente me vlerë prej 250 milionë euro, por ne mund të synojmë deri në 20 milionë. Sidoqoftë, shuma prej 250 milionë euro për ne shqiptarët është ende e paarritshme.”
Merita Pinta, CEO e Prima Pflege CFO Pinta & Doli Group AG ndau entuziazmin e saj për atmosferën unike të krijuar nga kombinimi i biznesit dhe kulturës shqiptare. “Prezantimi i katër projekteve sot në Cyrih ishin tejet informativ dhe me një organizim dhe përgatitje ne nivelin e lartë. Takimi me elitën e biznesit shqiptar ishte një eksperiencë mbresëlënëse, veçanërisht prezantimi i orës nga zoti Pirro, i shoqëruar nga muzika shqiptare “Baresha” luajtur nga violinisti i mirënjohur Shkëlzen Doli, që krijoi një atmosferë të veçantë.”
Një nga momentet më të spikatura të eventit ishte prezantimi i orës ekskluzive “Primordiali Passion”, e dizajnuar nga Pirro Ruço, themelues i kompanisë “PIRRO” i cili ndër të tjera veçoi: “Pamjet e Dubait më lanë të habitur, duke më larguar disi nga bota ime artistike, sepse pjesa komerciale nuk ka qenë asnjëherë ajo që më ka tërhequr. Jam këtu me një kënaqësi të veçantë, i ftuar nga djem të talentuar si Kristiani, Amarildo dhe Nexhmedini, të cilët besojnë fort se shqiptarët bëhen më të fuqishëm kur janë bashkë. Kur më thanë që do isha ‘qershia mbi tortë’, mendova se me ngjyrat e mia, sidomos me të kuqen e orës, do ta përfaqësoja këtë ide. Ora ‘Pirro Primordiali Passion’ ka lindur nga një pasion dhe krijimtari që ka zgjatur tri dekada. Në zemër të Zvicrës, krijimi i kësaj ore nuk ishte i lehtë, por vendosa të ruaj identitetin kombëtar përmes simboleve si kostumet tradicionale dhe shqiponja. Mekanizmi zviceran i sofistikuar është pjesë e këtij projekti që ruan shpirtin e kombit tonë. Në të ardhmen, do të sjellim edhe një orë me portretin e Skënderbeut dhe elemente të tjera simbolike. Sot do të kisha kënaqësinë të thosha se kjo orë, kjo pasuri e bashkuar me një dinamikë valleje tu bashkojë sot të jeni të suksesshëm, të gëzuar dhe të keni suksese sa më të mëdha Shpresoj që kjo orë të sjellë bashkim, sukses dhe energji pozitive për të gjithë ju.”
Lazim Destani, një figurë tjetër e rëndësishme në biznes, inkurajoi të rinjtë shqiptarë të jenë më të guximshëm në investimet e tyre: “Çmimet janë shumëfishuar, para tre vitesh jo më shumë se nuk dua të përmend shifra njëra nga vilat tona që e kemi blerë atje sot vlera e saj ka arritur trefish më shumë. Ju përgëzoj për këtë punë që keni bërë për një pjesë të elitës së biznesit që vepron në Zvicër. Propozimi im është për atë limit kohor që e keni dhënë për një ditë të merret vendim, kjo më duket shumë shpejt, sepse njerëzit e suksesshëm ose ata që investojnë duan të bëjnë pak analiza, ndoshta do të ishte mirë të jepni një afat për këtë 25%, mos jetë vetëm për sot por të jetë edhe një javë apo më shumë. Sot me të vërtetë ishte një prezantim i jashtëzakonshëm dhe është krenari, kënaqësi që edhe ne shqiptarët të jemi në kulimin e vendeve më të njohura botërore, po pse jo edhe të atyre që investojnë. Për atë arsye do të porosisja sidomos rinin, biznesmenët e rinj por edhe të tjerët. Përpara ta bëjnë atë që duan dhe t’i besojnë vetes, kur i besojnë vetes dhe të investojnë në veten e tyre. Kur i besoni vetës dhe e bëni një punë që e doni atëherë suksesin e keni të garantuar.”
Daut Ahmeti, CEO AAAB GmbH, theksoi rëndësinë e eventit duke thënë: “Ishte një eveniment i rëndësishëm, përgëzoj organizatorët, ishte një eveniment ku sadopak informoi shqiptarët për mundësitë e investimit në Dubai. Investimet në Dubai gjithmonë janë fitimprurëse. Nuk e quaj pozitive limitimin e kohës për zbritjen e 25%. Duhej më shumë kohë, meqë e kanë patur 3 muaj të të rezervuar për këtë zbritje, duhej më shumë kohë për klientët sesa për vete që e kanë pasur të rezervuar. Sigurisht që edhe kjo është strategji shitjes nga organizatorët. Çdo investim duhet të mirëmendohet, qëllimi se ku do të dalësh me atë investim dhe kthimi afatgjatë ose afatshkurtër i mjeteve të investuara.”
Arsim Abazi, Dipl.Arkitet i njohur në Zvicër, përfundoi me një reflektim mbi bashkëpunimin ndërkombëtar: “Eventi në Cyrih ishte një linjë e re bashkëpunimi ndërmjet shqiptarëve në Zvicër dhe Dubai. Është një bashkëpunim ndërkontinental, në të cilin vend ku revolucioni arkitektonik dhe inxhinierik ka marrë një kahje serioze. Si profesionist mund të them që Dubai është vend eksperimental, ku implementohet ekspertiza e ekspertëve të elitës botërore.”
Edona Sterkaj nga Elitë Invest theksoi përpjekjet e vazhdueshme të kompanisë për t’u zgjeruar. “Pas tre vitesh përpjekje, kemi vendosur të hapim një zyrë në Cyrih, ku shqiptarët do të kenë një derë të hapur për investime në Dubai. Dua të jap një mesazh motivues për gratë që të nxisin bashkëshortët e tyre të investojnë në Dubai, sepse suksesi është i garantuar kur nis nga zero.”
Gjithashtu, kjo ngjarje kishte edhe frymën artistike nga piktorja e njohur Adela Osmani, veprat e së cilës ishin ekspozuar në sallë. E pranishme ishte edhe nutricionistja e njohur mbarëshqiptarë Diola Dosti së bashku me partnerin saj sipërmarrës me zë Errol Belegu.
Hasan Mejzinolli, nga SUJORI AG – Immobillen, theksoi se “Eventi na u duk shumë bukur. Ne merremi me arkitekturë, ndërtim dhe real estate, prandaj ishte interesante të kuptonim më shumë për tregun e Dubait dhe mënyrën e financimit të projekteve atje. Mënyra e kthimit të shpejtë të investimeve është një aspekt që vlen shumë për të investuar.”
Hizri Vishi, nga MARIS IMMOBILIEN, nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit mes shqiptarëve: “Sa më shumë që shqiptarët të jenë të lidhur me njëri-tjetrin dhe me bizneset globale, aq më të suksesshëm do të jenë.”
Valdrin Kuqi, biznesmen: “Kam ardhur nga Gjermania për këtë event që është organizuar nga shqiptarët. Unë merrem me ndërtimin e shtëpive dhe renovime të banesave dhe shtëpive të vjetra në Gjermani . Ky event ishte diçka madhështore është kënaqësi kur i sheh shqiptarët e mbledhur në një vend, me bizneset që kanë arritur në Evropë dhe në çdo vend të botës. Në këtë eveniment çdo gjë ishte mirë organizuar por mendoj se qershia mbi tortë ishte ora nga kompania “PIRRO”, e bërë nga një shqiptar ishte diçka fantastike.”
Saudin Hasani, pronar i tri kompanive në Zvicër dhe CEO i LUX HOLZ AG, : “Eventi ishte shumë mirë organizuar, dhe shoh potencial të madh për investime në Dubai. Mendoj se është një zgjidhje e mençur për të ardhmen time si investitor.”
Përmbyllja e këtij eventi të rëndësishëm në Cyrih shërbeu si një hap i madh drejt forcimit të lidhjeve mes shqiptarëve në diasporë dhe mundësive të investimeve në Dubai. Duke sjellë së bashku sipërmarrës të njohur, ky aktivitet jo vetëm që promovoi potencialin e tregut të pasurive të paluajtshme në Emiratet e Bashkuara Arabe, por gjithashtu inkurajoi bashkëpunimin, ndarjen e përvojave dhe ndihmën për ata që kërkojnë të shfrytëzojnë mundësitë e jashtëzakonshme që ofron ky metropol dinamik.
Siç u shprehën shumë nga pjesëmarrësit, investimi në Dubai përbën një mundësi të shkëlqyer për shqiptarët, duke ofruar kushte të favorshme dhe një ambient të favorshëm për rritje ekonomike. Me një kombinim të pasurisë kulturore shqiptare dhe inovacionit të avancuar, ky event jo vetëm që nxit interesin për investime, por gjithashtu rrit vetëdijen për fuqinë e bashkëpunimit mes shqiptarëve në botë.
Ndër të pranishmit ishin edhe emra të njohur të estradës dhe botës së motivimit dhe investimit Ermal Mamaqi, Sheki Useini etj.
Ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të ri, ku shqiptarët do të vazhdojnë të eksplorojnë mundësi të reja dhe të arrijnë suksese të mëdha në tregjet ndërkombëtare.
Investitorët shqiptarë do të qendrojnë për të interesuarit për investime në konsullta private deri të dielen në Cyrih. Në vazhdim hapet zyra e tyre në Zvicër për të interesuarit që kërkojnë të investojnë në patundshmëri në Dubai.
Luljeta Ademi
Fotografi © 2024 Rromir Imami/albinfo.ch
Më shumë foto: https://gallery.rrimphoto.com/elite_invest_roadshow_zurich/
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve