Jeta në Zvicër
Prej 4000 deri 13 000, pagat në Zvicër
Në shumë vende pune nëpër sektor të ndryshëm pagat minimale mbeten ende nën 4000 franga
Zvicra, e njohur me standardin lartë të jetës, mund të zë vendin e parë në botë edhe me lartësinë e pagës minimale.
Po në të vërtet sa janë pagat minimale dhe si dallojnë nëpër sektor të ndryshëm.
Pagat janë një çështje e ndjeshme në Zvicër. Shumë njerëz nuk kanë dëshirë të flasin për të ardhurat e tyre mujore. Në listën e pagave për vitin 2016, të cilën e publikon për çdo vit Zyra për Punë dhe Ekonomi e kantonit të Cyrihut. Lista e pagave përmban mbi 800 faqet në lidhje me 9000 paga bruto. Shifrat e fundit I ka publikuar “Sonntagszeitung” në numrin e saj të fundit, përcjell albinfo.ch
Një gjetje e rëndësishme nga listat e pagave të këtij viti është se paga minimale në Zvicër nuk ka ndryshuar nga vitet e kaluara.
Në listë me paga të ulta figurojnë shoferët e taksive, shitësit, pastruesit etj.
Shefat e mjekëve, mësuesit e shkollës fillore ose pilotët kanë mbetur me pagat e stagnuara në Zvicër.
Shitësit e luleve 3627 franga
Asistentët dentarë 3700 franga
Pastruesit 3367 franga
Në fund të listës së pagave janë taksistët me 3200 franga
Lista e pagave në vitin 2016 ka përcaktuar edhe cilat profesione janë ndër më të mirat dhe më të paguarat në Zvicër. Renditja citon si në vitin 2015 shefin e misionit në shërbimin diplomatik dhe konsullor.
Departamenti Federal i Punëve të Jashtme (DFA) i shpërblen me paga në këtë post me 13’474 franga.
Kontrollorët e trafikut ajror fitojnë rreth 13’106 franga në muaj, një për qind më shumë se një vit më parë. Shefi i mjekëve merr 12’824 franga. Mësuesit e shkollave fillore kanë fituar 6981 franga pagë mesatare mujore më pak se një ndihmës mjeku (7436 franga)
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora e parë shkakton rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë