Uncategorized
Prej 17 prillit, Maqedoni-Kosovë vetëm me letërnjoftime
Ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa tha se nga 17 prilli hyjnë në fuqi marrëveshja për kalimin e kufijve me letërnjoftime ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë
Nga data 17 prill i këtij viti, do të hyjë në fuqi marrëveshja për kalimin e kufijve me letërnjoftime mes Maqedonisë dhe Kosovës. Kështu ka deklaruar ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa në mediat lokale të Shkupit.
Ai tha se të premten kanë zhvilluar takim me përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë, ku i kanë informuar se nga ana kosovare gjithçka është e kryer. Sipas tij, tani qytetarët e dyja shteteve, do të lëvizin lirshëm dhe pa pasaporta në të dy anët e kufirit, tramenton INA.
Ndryshe, me 8 shkurt 2016, ish-zëvendëskryeministri dhe njëherësh ish- ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Poposki, nënshkruar marrëveshjen ndërshtetërore për kalimin e kufirit me letërnjoftim dhe për hapjen e vendkalimit të ri kufitar Stançiq-Bellanoc.
Pas takimit, zëvendëskryeministri Thaçi u shpreh se ky është një moment i ri për të dy shtetet, duke potencuar se nga këto marrëveshje do të përfitojnë qytetarët dhe bizneset nga Kosova dhe Maqedonia. Ndërkaq, ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Poposki ka deklaruar se Maqedonia dhe Kosova gëzojnë marrëdhënie të hapura dhe të përzemërta tradicionale, raporton Albinfo.Ch.
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim