Zhvillim
Prapa simboleve, hija e regresit
Gara elektorale e muajit qershor në Maqedoni sërish ka për sfond dimensione etnike që imponohen nëpërmes shpërthimit të aferave sikurse kjo e fundit në Shkup dhe që synojnë shënimin e territoreve me simbole fetare. Më konkretisht, në vazhdën e vendosjes së shqiponjës kuazi-klandestine në getot shqiptare në Shkup dhe që bëri bujë të madhe mediale, pasoi së fundi afera e projektndërtimit të kryqit mbi 50 metrësh në Butel, ku do të limitohej kufiri territotrial «etnofetar» mes shqiptarëve dhe maqedonasve, në po të njëjtën lagje.
Të tëra këto konstruksione politiko-mediatike janë aq të mëdha sa që janë groteske. Është vështirë të besohet se ende, për të satën herë, këso lloj trukesh përdoren nga politikanët e Maqedonisë, qofshin shqiptarë apo maqedonas, për t’i instrumentalizuar qytetarët dhe me qëllim të mbajtjes (fitimit të sërishëm) të pushtetit.
Banorët e Maqedonisë, veçanërisht ata shqiptarë, aktivizohen vetëm kur referencat etnofetare të tyre shkunden në sipërfaqe, kurse nuk ka mobilizime karshi faktit se gjatë viteve të fundit, si kolektivitet, dëmtohen në permanencë politikisht për arsye të mosrealizimit të të drejtave kolektive në raport me atë që parashihte Marrëveshja ndëretnike e Ohrit që do të duhej të quhej historike dhe që de fakto e ka humb kuptimin.
Si është e mundur që qytetarët shqiptarë (dhe ato maqedonas) nuk ndihen po ashtu të rrezikuar për çështje sociopolitike madhore që i kanë kapluar ato hapësira dhe që burojnë nga qeverisja kaotike e këtij vendi: varfëria, papunësia, korrupsioni dhe nepotizmi i përgjithshëm, kapja e shtetit nga ca individë, demokracia çalosëse, ndotja preokupuese ambientale, rënia drastike e standardeve të jetesës, mungesa e infrastrukturave bazë jetike dhe mirëmbajtjes së tyre, kufizimet e lirive demokratike dhe të medieve dhe kështu me rradhë.
Nëse ajo që po ndodh në Maqedoni është déjà vu, shtrohet pyetja përse atëherë skenat politike etnofetare reciklohen në Maqedoni sa herë që pushteti ka nevojë, dhe ato funksionojnë ?
Pergjigja gjendet nëse e vështrojmë shkallën e zhvillimit njerëzor shqiptar (dhe atë maqedonas) dhe regresin që e konstatojmë, sidomos atë edukativ, kulturor, socioekonomik dhe emancipues shoqëror. Vetëm kjo i shpjegon mosreagimet ndaj problemeve reale që shtrohen në atë vend, si dhe mobilizimin akut të opinionit për simbole dhe jo për çështje jetike të natyrës politike apo socioekonomike. Rastet e fundit, sikurse projektndërtimi i kryqit dhe demolimit të tij, dëshmojnë se këso lloj instrumentalizimesh do të vazhdojnë të jenë efikase po qe se kjo gjendje e vetëdijes shoqërore dhe politike e kthyer kah një e kaluar e imagjinuar dhe në të cilën është zhytur ky vend që me dekada, do të vazhdojë dhe po që se dimensioni “spiritual” (lexo shfrytëzimi i fesë si instrument dominimi) do vazhdojë të zapton çdo pore shoqërore.
Ky regres shoqëror shpjegohet kryesisht me ushtrimin e kontrollit shoqëror dhe politik të pushtetarëve maqedonas dhe shqiptarë, i orientuar kah një e kaluar imagjinare, në pamundësi për të ju ofruar qytetarëve një të ardhme reale evropjane. Orientim romantik oriental apo bizantin i shoqërive shqiptare dhe maqedonase reflekton pamundësinë, shkaku i mungesës së kapaciteteve, por dhe mungesës së vullnetit, në etablimin e një legjitimiteti politik racional modern. Në një vend me orientime moderne demokratike nuk do të kishte qenë e mundur që tërë ato monumente kiçe defiguruese të jenë ngritur në Shkup, me koste faraonike, dhe ate pa asnjë rezistencë të popullatës.
Si është e mundur që një klasë e tërë politike të mos jetë në gjendje të krijojë një fryme kohezioni dhe perspektiva për të ardhmen, për popullatën që ajo administron?
Klasa politike në pushtet nuk duket se ia shtron vehtes pyetjen se ç’do lenë mbrapa tyre, për brezat e ardhshëm. Prandaj, ndryshimi i rendit politik dhe shoqëror në Maqedoni, sikurse për shqiptarët, ashtu edhe për maqedonasit, është imperativ i kohës. Për ti shtyrë proçeset, duket më se evidente se ndryshimi nuk do të buron nga strukturat partiake që janë në pushtet. Ndoshta trysnitë perëndimore, por sidomos partitë politike opozitare, qofshin ato shqiptare apo maqedonase, do të mund ti shtynë proçeset para, me kusht që ato vet të arrijnë ti luftojnë demonët e tyre të mbrendshëm.
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?