Lajme
Pranvera solli lule të bukura në Cyrih, pavarësisht pandemisë
Stina e Pranverës i dha pamje të mrekullueshme Cyrihut, e mbushur me plot lule e bukuri natyrore

Meqenëse Zvicra është një nga shtetet e vendosur në sistemin e vargmaleve të larta të Alpeve dhe shpesh në literaturën gjeografike përmendet si shtet alpin, tani stina e pranverës ka arritur me gjallëri të natyrës, me motin e mirë, diellin e lulet, pavarësisht koronavirusit që ka kufizuar njerëzimin, shkruan albinfo.ch.
Duke qenë se Zvicra është shtet i pasur, me vende shumë të bukura për nga natyra dhe shtrirja e saj, për t’u zhytur në bukuritë e saj, nuk është e nevojshme të udhëtosh shumë larg sepse pranvera sjellë bukuritë e saj me lule të llojëllojshme edhe në qytetet më të frokuentuara, siç është Cyrihu.
Cyrihu është një ndër kantonet më të rëndësishme të Zvicrës dhe ka më shumë se një milion banorë. Një pjesë të sipërfaqes së këtij kantoni e përbëjnë edhe pyjet e liqenet.
Kjo stinë e bukur, duket se ka filluar ta zgjerojë aktivitetin e saj në Zvicër dhe tani po merr pamje tjetër me gjallërimin e natyrës, pos me dallimet natyrore në jetët e njerëzve, ajo dëshiron ta shtrijë aktivitetin e saj edhe në Cyrih, shkruan albinfo.ch.
Në këtë stinë kaq të bukur shumë njerëz nuk po e shijojnë natyren pasi që po ndodhin shumë ngjarje jo të mira që ndryshuan rrjedhën e shumë vendeve dhe shumë popujve, për shkak të koronavirusit. Por pavarësisht pandemisë, bukuria e luleve në stinën e pranverës na bënë t’i harrojmë gjerat e këqija që po ndodhin, duke na drejtuar drejt pozitivitetit dhe ngjyrave të llojëllojshme.
Më posht keni disa nga fotot e qytetit të Effretikon, në kantonin e Cyrihut:
E-Diaspora
-
Vëllai i Besar Nimanit, Berati dorëzohet në polici Berat Nimani është dorëzuar në policinë gjermane...
-
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër: URIMI PËR FILLIMIN E MUAJIT TË RAMAZANIT
-
Këta janë 10 kandidatët më të votuar të LVV-së në Ambasada e Konsullata
-
Në Olso, Lëvizja Vetëvendosje mori 91.17% të votave
-
Vota e diasporës: Këto janë rezultatet në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër: URIMI PËR FILLIMIN E MUAJIT TË RAMAZANIT Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër përcjell urimet më të përzemërta për të gjithë besimtarët myslimanë me...
-
Zvicër: Hetimi zbulon të meta shqetësuese në sigurinë e trenave të mallrave
-
Veturat pa shoferë në Zvicër: Lejohet telefoni, por jo gjumi
-
Kosovari shpallet fajtor për tentativë vrasjeje por i ulet dënimi
-
Numër i lartë i rasteve të paraportuara të racizmit anti-mysliman në Zvicër