Shkurt.ch

Pranvera më e ngrohtë që prej se maten temperaturat

Me 31.8 gradë të matura më 9 prill në Locarno, janë thyer të gjitha rekordet e deritashme për këtë stinë

Pranvera e vitit 2011 në Zvicër është, sipas meteorologëve, më e ngrohta qëkur maten temperaturat në Zvicër, që dmth nga viti 1864. Sipas Meteo SF, në shumë regjione të vendit temperaturat gjatë kësaj stine kanë qenë në shumtën rreth tri gradë e gjysmë më të larta se zakonisht.

Me 31.8 gradë celsius të matura më 9 prill në Locarno, janë thyer të gjitha rekordet e deritashme për këtë stinë.

Përveç nxehtësisë, kjo pranverë është dalluar nga të tjerat edhe me thatësinë e saj të jashtëzakonshme. Në Cyrih ka mundësi që kjo pranverë të ketë qenë më e thata me të reshura nga viti 1864. Ndërsa në Bernë vetëm në vitin 1893 ka pasur më pak shira se këtë vit.

Problem në vete për këtë vit paraqet edhe fakti se edhe dimri këtë vit ka qenë po ashtu shumë i thatë.