Tematike
Pranga elektronike për ushtruesit e dhunës në familje dhe “Stalking”-ut
Qeveria e vendit ka vendosur që dispozita për mbikëqyrjen elektronike të hyjë në fuqi vetëm nga 1 janari i vitit 2022
Të mërkurën, Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur që nga 1 korriku i vitit 2020 të hyjë në fuqi ligji i cili mbron në mënyrë më efikase viktimat e dhunës familjare dhe “Stalking”-ut (ngacmim me karakter kriminal). Me këtë akt, qeveria e vendit ka plotësuar vendimin të cilin parlamenti e kishte marrë në vitin 2018 për përforcimin e mbrojtjes së viktimave të dhunës familjare dhe stalking-ut, thuhet në një komunikatë të Këshillit Federal.
Me ligjin e ri, viktimave në fjalë, kur bëhen palë të gjykatave civile, nuk do t`u llogariten shpenzimet gjyqësore. Veç kësaj, vendimi për vazhdimin e procedurës penale në të ardhmen nuk do të varet vetëm nga shprehja e dëshirës së viktimës, transmeton albinfo.ch. Kjo, për faktin se viktima në rrethana të caktuara mund të ndodhet nën presion të personit të akuzuar.
Përgjegjës për një vendim të tillë do të jetë një organ i ri penal.
Rishikimi i ligjit parashikon më tutje zbatim më të mirë të ndalimit të kontakteve dhe të rajonit për personat e akuzuar. Ndalimet në fjalë, gjykata mund t`i shqiptojë edhe tash, mbi bazë të ligjit në fuqi. Por e reja është se tani mund të vendoset që personit i cili potencialisht mund të ushtrojë dhunë, t`i vihen pranga elektronike në këmbë ose në duar.
Në këtë mënyrë do të mund të identifikohet në vazhdimësi vendqëndrimi i tij ashtu që do të përforcohet detyrimi i tij për t`iu përmbajtur vendimit për ndalim. Veç kësaj, të dhënat mund të vlerësohen më vonë, në rast se viktima konstaton se personi i mbikëqyrur nuk i është përmbajtur vendimit për ndalim.
Kantonet duhet të caktojnë një qendër e cila do të jetë përgjegjëse për jetësimin e mbikëqyrjes elektronike, përcjell albinfo.ch. Për t`iu dhënë atyre kohën e mjaftueshme për një veprim të tillë, qeveria e vendit ka vendosur që dispozita për mbikëqyrjen elektronike të hyjë në fuqi vetëm nga 1 janari i vitit 2022.
Nuk përjashtohet që rregullat sa i përket stalkingut të përshtaten më tutje në një të ardhme të afërt.
Komisioni Juridik i Dhomës Nacionale të Parlamentit të Zvicrës planifikon që këtë vepër penale ta bëjë pjesë të Kodit Penal. Me këtë veprim do të përplotësoheshin veprat penale si kërcënimi dhe detyrimi: ndërsa sjelljet siç janë vënia e pritës, ngacmimet e përsëritura ose inskenimi duhet të përmenden në mënyrë eksplicite në Kodin Penal.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës Për pak orë 120 aksidente trafiku në kantonin St. Gallen ...
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”