Opinione
Praga, Prishtina, Tirana…
Do të dëshiroja që në çdo vizitë që krerët e kryeqyteteve shqiptare do ta bëjnë në qendra të huaja, të mos kërkojnë restorante por të kërkojnë të ecin e të shohin frymëmarrjen e një qyteti, që së paku kur të kthehen të kenë ide të mira...
Rrëfimi im për vizitën në kryqytetin çek, Pragë, përmban dy periudha.
E para fillon kështu: Jam duke u kthyer nga vizita disa ditore në Pragë dhe ashtu i ulur në ulësen e aeroplanit, pa pritur që aeroplani të niset filloj të shikoj fotografitë e shumta të realizuara në ketë qytet. Çdo fotografi përmban në vete objekte të bukura kulturore. Përmban pamje e qyteti të shtrirë rrethë lumit të bukurë me urat e tij të shumta. Shpirti i qytetit është i gërshetuar në monumente të hatashme si kështjellat, bibliotekat, katedralet, kishat, statujat fetare, të artit e monumentet historike, muze të shumtë etj.
Gumëzhima e aeroplanit ndikon tek une që të mbyll sytë dhe në kllapinë e gjumit nuk më dalin imazhet e marra nga fotografitë e Pragës por ato që më dalin para syve janë lagjet e qytetit tim ku jam rritur, ku kam mbaruar shkollën fillore dhe të mesme, më del para syve Prishtina. Po në këtë ëndërr isha duke biseduar me qytetarët e qytetit për mundësitë që Prishtina të ketë plane urbanistike dhe aksione në të mirë të qytetarëve të vet.
Në planet urbanistike mbroj idenë që Prishtina të ketë tramvajin e vet, i cili do të kishte si pikënisje hotelin “Grand”, në qendër dhe duke përshkuar gjithë rrugën e pjerrët të quajtur rruga e Dubrovnikut, rruga më e vjetër që lidhë lagjen e Kodrës së Diellit me qendrën e qytetit. Pra, pasi që jam rritur në këtë lagje, vazhdoj të mbroj idetë lidhur me tramvajin që duhet të gjarpërojë në këtë lagje. E në ketë ide, mbroj idenë që tramvaji të ndalet afër furrës “Qerimi 2” që në fakt ka qenë stacioni i funditë i linjës së autobusëve numër 4. Por tani pasi që lagjja është rritur shumë, ka mbetur qendra e lagjes më të madhe të Prishtinës ku janë përqendruar ndër të tjera edhe përfaqësitë e tri bankave të ndryshme. Insistoj që tramvaji të vazhdojë rrugën duke kaluar nga shkolla “Iliria” e duke kaluar afër shkollës “Mileniumi i 3-të” për të vazhduar rrugën deri në liqenin e Badovcit që në fakt me këtë lidhje do të ndikonte që ky liqe të ndërronte emrin dhe të quhej Liqeni i Prishtinës. Aeroplani ishte nisur dhe unë zgjohem e shoh që nuk kisha fjetur më shumë se 13 minuta… por kisha ëndërruar shumë…
Periudha e dytë e rrëfimit nga Praga ka të bëjë më përgatitjen për të shkuar në këtë qytet dhe ngjarjet nga ky qytet. Në fakt, përveç fjalëve që kisha dëgjuar që Praga është qytet i bukur, nuk kisha ndonjë njohuri dhe nuk kisha ndërmarrë asnjë hap për të njohur së paku historinë e këtij qyteti, të shpjeguar në ndonjë libër, broshurë apo në internet. Thjesht, desha të befasohesha nga vizita e parë dhe në këtë vizitë nuk isha i vetëm, isha me shokët e mi. Por prapë, kurrestja ishte më e fortë e kjo kurreshtje kishte të bënte me shqiptarët e Pragës kështu që fus në motorin e kërkimit në internet – google këto fjalë: “restorant shqiptar, Pragë”. Pas pak mu shfaq emri i një restoranti, në të cilin një politikan i lartë shqiptar nga Tirana kishte qenë i ftuar nga pronari i tij shqiptar…
I gëzuar që së paku kisha ketë referencë, sapo arritëm në Pragë, gjetëm restorantin që ishte i stërmbushur me mysafirë dhe njëri ndër kamerierët e shumtë na tha që të kthehemi në restorant pas 50 minutash, gjë që edhe e bëmë. Kureshtja jonë për pronarin shqiptar mori përgjigje shumë të shpejtë nga biseda e kamerierëve që flisnin gjuhën serbe. Mbaruam ushqimin dhe kur mendova ta harroj këtë ngjarje, filluan talljet e shokëve të mi me propozimin e restorantit dhe me faturën e paguar… I gjendur në këtë realitet ku një zyrtar aq i lartë i Tiranës kishte zgjedhur këtë restorant, seç mu kujtua vizita e një zyrtari të qytetit të Prishtinës në Bernë të Zvicrës. Me atë rast shumë shokë morëm pjesë në takimin me këtë zyrtar dhe, për ironi, në këtë takim nuk u fol për Prishtinën, nuk u përmend një projekt i realizuar, nuk kishte një stendë të informimit për Prishtinën, nuk u dëgjua nga ky zyrtar as një e dhënë qoftë për projekte idealiste apo projekte reale. Nuk u përmend ndonjë e dhënë statistikore si për shembull sa drurë janë mbjellë në betonin e qytetit, sa tonelata mbeturina janë hequr, se si do të përdoret energjia diellore… Thjesht, ky zyrtar mbajti një fjalim politik dhe mbrëmjen e kaloi në një restorant shqiptar…
Gjatë gjithë qëndrimi tim me shokët në Pragë, vizitojmë bibliotekat, vizitojmë kështjellat, muzetë. Zhvendosemi me metro, me tranwaj, autobus, anije e sidomos këmbë, duke bërë hapa mesatarja ditore e të cilëve, e llogaritur në telefonin tonë kalonte 12 kilometrat.
Ecjen sikur nuk e ndienim sepse temë diskutimi ishin edhe kryqytetet tona shqiptare.
Duke ecur në një lagje të bukur të Pragës pamë një argjendari të madhe me emër me kotonacion shqiptar. Së pari futen shokët dhe unë i përcell pas pak minutash. Sapo futem, dëgjoj që shokët flisnin me pronarët në gjuhën shqipe. U gëzova kur mora vesh që shumë shqiptarë këtu posedonin zingjir të pronave të argjendarive. Pronari kryesor duke dashur të marrë vesh se nga vijmë e cili ishte motivi i vizitës sonë në Pragë ashtu duke qeshur na tha: “varet pse keni ardhur në ketë qytet, çfarë kërkoni do të gjeni, nëse doni sherr, sherr do të gjeni…”.
Këto fjalë të pronarit mu ngulitën në kokë dhe mendja më shkoi te zyrtarët e lartë të kryeqyteteve shqiptare. Do të dëshiroja që në çdo vizitë që do ta bëjnë ata në qendra të huaja, të mëdha apo të vogla, të mos kërkojnë restorante por të kërkojnë të ecin e të shohin frymëmarrjen e një qyteti, që së paku kur të kthehen të kenë ide të mira sepse nga idetë e mira do ketë projekte të mira që herët a vonë do realizohen…
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra