Lajme
Pothuajse 9.16 milionë banorë tani jetojnë në Austri
Referuar Statistikave të Austrisë, kishte 9,159,993 njerëz që jetonin në Austri më 1 janar 2024, 55,221 (plus 0,6 për qind) më shumë se në fillim të vitit 2023, shkruan albinfo.at.
“Popullsia e Austrisë vazhdon të rritet, por jo aq shpejt sa kohët e fundit”, tha Statistics Austria’s, Drejtori i Përgjithshëm, Tobias Thomas.
Vlen të theksohet se rritja më e madhe u shënua në Vjenë, ndërsa rritja më e ulët ishte në Steiermark. Përqindja e shtetasve të huaj u rrit nga 19 në 19.7 për qind brenda një viti.
“Pasi imigrimi i qytetarëve ukrainas shkaktoi rritje rekord prej 1.4 për qind në vitin 2022, rritja e popullsisë në vitin 2023 ishte dukshëm më e moderuar në plus 0.6 për qind”, tregon Thomas.
“Vjena kishte përqindjen më të madhe të rritjes së popullsisë nga të gjitha qytetet federale”, vazhdoi Thomas: “Gjatë vitit 2023, kryeqyteti federal kaloi shifrën dymilionëshe”.
Konkretisht, Vjena regjistroi një rritje të popullsisë prej 1.2 për qind. Në fillim të vitit 2024, 2,006,134 njerëz jetonin në kryeqytetin federal. /Albinfo.at
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik