Integrimi
Potenciali i migrimit për zhvillim
“Migration Policy Practice”: Një revistë me artikuj të shkruar nga dhe për profesionistët e migracionit
Drejtuar dhe botuar bashkërisht nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim (OIM) dhe Eurasylum, revista përfshin artikuj të shkruar nga dhe për profesionistët në krye të politikave të migracionit. Cécile Raillant, drejtoreshë e Iniciativës së Përbashkët për Migracionin dhe Zhvillimin (ICMD) është në komitetin editorial dhe pati mundësi me ekipin e ICMD-së të ndajë përvojat dhe vëzhgimet e fazës së parë të këtij programi.
Ky botim me titull “Autoritetet lokale: lidhja që mungon për të siguruar potencialin e migrimit për zhvillim”, është rezultat i bashkëpunimit tonë me autoritetet lokale dhe organizatat e shoqërisë civile nëpër botë dhe na mundëson të bëjmë lidhjen me fazën e dytë të programit të përkushtuar për iniciativat e ashtuquajtura M&D lokale. Ky kontribut është i rëndësishëm për ne, pasi që ai është pjesë e qëllimit tonë për të marrë pjesë dhe të ndikojmë në politikat e migracionit në nivel ndërkombëtar, duke ofruar zgjidhje dhe iniciativa të përshtatura që janë provuar dhe që shkëmbehen nëpërmjet partneriteteve tona.
Ne gjithashtu shpresojmë që ky kontribut i të menduarit global për rolin e migrimit do të përgjithësojë rolin dhënë për migracionin në politikat e zhvillimit dhe që do t’u mundësojë praktikantëve zhvillimin e marrëdhënieve të tyre me autoritetet kombëtare dhe vendëse në mënyrë efektive, qoftë vertikalisht (midis niveleve të qeverisë), apo horizontalisht (në mes të institucioneve të ndryshme përgjegjëse për çështjet që lidhen me migracionin dhe zhvillimin).
Në përputhje me objektivat kryesore të programit të Fazës II, ne punojmë në lidhjet mes migrimit dhe autoriteteve lokale, duke nënvizuar kapitalin individual që emigrantët sjellin për autoritetet vendëse dhe komunitetet e tyre, si dhe ndikimin e tyre mbi politikat e zhvillimit.
Ne gjithashtu fokusohemi në mënyrat për të lidhur efektivisht migracionin me zhvillimin lokal, duke këmbëngulur që këto marrëdhënie të përfshijnë autoritetet në nivel kombëtar dhe lokal për të përmirësuar lidhjen mes komuniteteve të emigrantëve si dhe politikat transnacionale.
Artikulli (në gjuhën angleze) mund të shkarkohet më poshtë, si dhe numri i revistës (Migration Policy Practice)i këtij muaji.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind