Kosova

Potenciali i industrisë së përpunimit të drurit në Kosovë

Në vitin 2020 ishin eksportuar dru dhe produkte prej drurit në vlerë prej 17 milionë e 420 mijë Euro, ndërsa në vitin 2021 kjo shumë ishte rritur për mbi 10 milionë Euro, duke arritur në 27 milionë e 898 mijë Euro Agnesa Qorri

Natyra e Kosovës karakterizohet nga një relief prej vargmaleve, maleve, fushëgropave dhe luginave. Kështu, Kosova ka rreth 481 mijë hektarë apo 44.7% të sipërfaqes totale të mbuluar me pyje, bazuar në Inventarin Kombëtar të Pyjeve 2012/13. Nga e gjithë kjo sipërfaqe që shihet si potencial i qëndrueshëm për zhvillimin e vendit, 62% janë pyje publike dhe 38% konsiderohen pyje private, shkruan Albinfo.ch.

Falë pasurisë me pyje, industria e drurit në Kosovë është mjaft e zhvilluar.

Nënsektori “Prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës”

Ky nënsektor ka 1 mijë e 429 të punësuar408 ndërmarrje, me një qarkullim vjetor prej 44.50 milion euro, sipas raportit të fundit të Agjencisë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), të dhëna këto që i përkasin vitit 2019.

Prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe tapës është i shtrirë në gjithë Kosovën. Kur i kategorizojmë sipas shtrirjes regjionale, për nga numri i ndërmarrjeve, prin regjioni i Prishtinës me 20.10%. pas tij vijnë: regjioni i Pejës me 18.87%, regjioni i Gjakovës dhe Gjilanit me nga 12.75%, regjioni i Prizrenit me 12.25%, regjioni i Ferizajt me 12.01% dhe regjioni i Mitrovicës me 11.27%.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), eksporti i “Prodhimit të drurit dhe të produkteve të drurit dhe tapës”, në vitin 2019, ka pasur rritje për 41.94%, krahasuar me vitin paraprak, ndërsa në vitin 2018 kishte rritje vetëm për 1%, krahasuar me vitin 2017.

Nënsektori “Prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës”

Sektori i letrës nuk ka ndonjë ndikim të madh në numrin e ndërmarrjeve dhe në punësim. Megjithatë, si nën sektor, sipas të dhënave të KIESA-s, në vitin 2019, ai ka shënuar rritje në punësim për 7.67% dhe në qarkullim për 18.72%, derisa në numër të ndërmarrjeve ka rënie për 4.12%, krahasuar me vitin 2018.

Për nga shtrirja regjionale, në këtë nën sektor, me numër të ndërmarrjeve, sërish prin regjioni i Prishtinës me 36.56%, rajoni i dytë për nga madhësia është Prizreni me 24.73%, Ferizaj me 15.05%, Peja me 9.68%, Gjilani me 5.38%, Gjakova me 5.38% dhe rajoni i Mitrovicës me 3.23%.

Nënsektori “Prodhimi i mobileve”

Në Kosovë industria e mobileve është mbizotërohet nga ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme. Në të dhënat e fundit të KIESA-s, ky nën sektor ka 2 mijë e 608 të punësuar 393 ndërmarrje dhe qarkullim vjetor prej 70.68 milionë eurosh.

Sa i përket numrit të ndërmarrjeve, nën sektori “Prodhimi i mobileve”, është i përqendruar në regjionin e Ferizajt me 41.22%, pastaj radhitet regjioni i Prishtinës me 17.05%, i Prizrenit me 10.43%, i Pejës me 9.67%, i Gjilanit me 9.41%, i Mitrovicës me 7.12% dhe regjioni i Gjakovës me 5.09%, gjithmonë duke iu referuar të dhënave të agjencive shtetërore, si KIESA dhe ASK.

Eksporti i drurit dhe produkteve të drurit nga Republika e Kosovës

Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, të cilat i ka siguruar Albinfo.ch, del se eksporti i drurit dhe produkteve të drurit nga Republika e Kosovës është rritur edhe në dy vitet e fundit. Në vitin 2020 ishin eksportuar dru dhe produkte prej drurit në vlerë prej 17 milionë e 420 mijë Euro, ndërsa në vitin 2021 kjo shumë ishte rritur për mbi 10 milionë Euro, duke arritur në 27 milionë e 898 mijë Euro.

Këtë trend si duket po e mban edhe viti 2022. Sipas Doganës, në tremujorin e parë të 2022-tës (Janar- Shkurt-Mars) janë eksportuar mallra me vlerë prej 8 milionë e 550 mijë Eurosh.

Eksporti i drurit dhe produkteve të drurit nga Republika e Kosovës
Viti Neto Kg Vlera në Euro
2020 16 milionë e 941 mijë 17 milionë e 420 mijë
2021 29 milionë e 546 mijë 27 milionë e 898 mijë
TM1 – 2022 8 milionë e 874 mijë 8 milionë e 550 mijë

(Burimi: Dogana e Kosovës, Prill 2022)

box

Zvicra, ndër vendet ku eksportohen më së shumti prodhimet kosovare të drurit

Ndër shtetet në të cilat Kosova i eksporton produktet e drurit më shumë është Zvicra. Eksportet e këtyre produkteve në Zvicër kanë kapur vlerën prej 8 milionë e 910 mijë Euro në vitin 2020. Ato ishin rritur për rreth 4 milionë më shumë në vitin 2021, kur vlera totale ishte ngjitur në 12 milionë e 372 mijë Euro. Gjatë muajve Janar-Shkurt-Mars 2022, Kosova ka eksportuar dru dhe produkte druri në Zvicër me vlerë prej 3 milionë e 147 mijë Eurosh.

Eksporti i drurit dhe produkteve të drurit nga Republika e Kosovës në Zvicër
Viti Neto Kg Vlera në Euro
2020 2 milionë e 704 mijë 8 milionë e 910 mijë
2021 3 milionë e 631 mijë 12 milionë e 372 mijë
TM1 – 2022 965 mijë 3 milionë e 147 mijë

(Burimi: Dogana e Kosovës, Prill 2022)