Zhvillim

Potencial investimesh në Kosovë e Shqipëri

Shefa të qeverive nga vendet e Ballkanit Perëndimor kanë prezantuar potencialet që ofrojnë vendet e tyre në fushën e investimeve në Londër.

Me qëllim të rritjes së investimeve në Ballkanin Perëndimor, në Londër është organizuar konferenca e 7-të e kryeministrave të vendeve anëtare të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim .

Kreu i qeverisë së Shqipërisë,  Edi Rama tha se qeveria që e udhëheq ai ka krijuar  në krijimin e një klime të përshtatshme biznesi, jo vetëm për investitorët vendas, por edhe ata të huaj.

“Ka një hendek të  pashpjegueshëm mes ekonomive të vendeve  të rajonit i cili duhet të ndryshojë. Potencialet e Shqipërisë në turizëm, bujqësi dhe energjetikë janë të mëdha.“, tha Edi Rama, raporton Top-Channel .

Ai ka ftuar të gjithë investitorët të vijnë dhe të shikojnë mundësitë në Shqipëri.

„Siguroj të gjithë investitorët se Qeveria do të jetë në mbështetje të tyre dhe për këtë ne do të synojmë të përmirësojmë modelin e privatizimit“, thotë Rama.

Për Shqipërinë  rritja e qëndrueshme e ekonomisë dhe punësimi mbetet ende sfidë.

„Qeveria është duke bërë një luftë të madhe  kundër krimit e korrupsionit gjë e cila do të sjellë përmirësime të mëdha në ekonomi. Duam të arrijmë standardet  evropiane me ndërtimet në infrastrukture. Ftoj të gjithë investitorët të vijnë dhe të shikojnë mundësitë në Shqipëri. Siguroj të gjithë investitorët se Qeveria do të jetë në mbështetje të tyre dhe për këtë ne do të synojmë të përmirësojmë modelin e privatizimit”, tha Rama.

Sic transmeton Top Channel kryeministri kosovar,  nga ana tjetër ka thënë se vendi i tij, ka vazhduar progresin si një vend demokratik dhe se vitet e fundit ekonomia e Kosovës ka pësuar rritje.

“Për herë të parë në histori jemi shtatë kryeministra që po flasim në një forum për mundësitë e investimeve në rajon. Kosova ka shumë të ofrojë në miniera, energjetikë, bujqësi dhe tani pas fillimit të normalizimit të marrëdhënieve fqinjësore, edhe investitorët ndihen më të sigurt në peizazhin tonë politik dhe ligjor. Misioni im i ri është të korrim dividenda maksimale ekonomike nga puna që kemi bërë në stabilizim të situatës dhe shtetndërtim të suksesshëm”, u shpreh Thaçi.

Qeveria shqiptare dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim kanë nënshkruar një memorandum të përbashkët mirëkuptimi, i cili synon të rigjallërojë reformat ekonomike të vendit.

BERZH bën të ditur se nën këtë memorandum të dy palët jdo të angazhohen të përdorin një sërë instrumentesh për të përmirësuar dialogun mes biznesit dhe administratës, për të nxitur investimet e huaja dhe ato të brendshme në ekonomi.

/ Top Channel/