Lajme

“Propagandë antishtetërore” në Facebook, dënohet me 7 vjet burgim

Një gjykatë në Vietnam dënoi të hënën një fermer me shtatë vjet burgim, pasi e shpalli fajtor për përhapjen e “propagandës antishtetërore” në Facebook, njoftoi media shtetërore, përcjell albinfo.ch.

Nguyen Tri Gioan, 42 vjeç, u dënua për “bërjen, ruajtjen, përhapjen e informacionit, materialeve, sendeve me qëllim të kundërshtimit të shtetit” në një gjyq njëditor në provincën qendrore të Khanh Hoa, tha Agjencia zyrtare e Lajmeve të Vietnamit.

Pavarësisht reformës gjithëpërfshirëse ekonomike dhe rritjes së hapjes ndaj ndryshimeve shoqërore, Partia Komuniste në pushtet e Vietnamit ruan censurën e rreptë të medias dhe toleron pak kritika. Gioan u akuzua për postimin e poezive dhe imazheve në llogaritë e tij në Facebook për të “shtrembëruar dhe shpifur udhëheqjen e partisë (komuniste të Vietnamit), shtetin dhe udhëheqësin Ho Chi Minh”, citon raporti në aktakuzë, përcjell tutje albinfo.ch.