Shkurt.ch
PostFinance ndërpren bashkëpunimin me 60 agjenci të transferimit të parave
Post Finance ka prishur marrëdhëniet në fund të marsit me gjashtëdhjetë byro të transferimit të parave jashtë vendit. Dega e Postës zvicerane është e mendimit se rreziqet e shkeljes së ligjit rreth pastrimit të parave ishin tepër të larta, ka pohuar përfaqësuesi i saj për “Matin Dimanche”.
Zëdhënësi i PostFinance nuk deshi të përcaktojë sasinë e humbjes financiare në lidhje me këtë vendim. Ndërsa, mësojmë se më i njohuri i këtyre kompanive të transferimit të parave, Western Union, nuk është prekur nga kjo përmasë.
Prokurori i Përgjithshëm për të kantonin e Gjenevës, Olivier Jornot, i intervistuar nga “Le Matin Dimanche” thotë se këto kompani që merren me transferime të parave paraqesin sigurisht një rrezik, por prapëseprapë janë të kontrolluara. Bëhet fjalë për subjektet që janë ndërmjetësuese financiare që i nënshtrohen Ligjit kundër pastrimit të parave dhe që janë të kontrolluara nga një organizatë vetërregullatore FINMA (Autoriteti Federal për Mbikëqyrjen e Tregut Financiar). Sipas tij, bizneset e vogla janë më shqetësuese.
Dyqanet “lulëzojnë”
Këto dyqane, të cilat kanë një përfitim prej 100.000 franga në muaj duke shitur vetëm cigare, sallata dhe alkool, janë në zhvillim e sipër. Prokurori pranon, megjithatë, se mekanizmat e transferimit të parave ende nuk janë të qarta dhe duhet të hulumtohen.
Këto kanale të reja që operojnë sikur të famshmit “Pizza Connection” të viteve 1970 janë “qartë në shënjestër të policisë së Gjenevës”. Por Olivier Jornot “nuk mund të japë më shumë informata konkrete rreth strategjisë për t’i identifikuar këta sektorë”.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër? Përpos propozimeve kombëtare, në shumë kantone dhe qytete të Zvicrës mbahet votim gjatë ditës së sotme....
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?