Lajme

Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje

Dita e pikut ishte 3 dhjetori. Atë ditë, punonjësit e postës përpunuan afro 1.3 milionë pako

Postierët dhe postieret në Zvicër kanë dorëzuar më shumë pako në prag të Krishtlindjeve këtë vit sesa në dy vitet e fundit.

Midis të Premtes së Zezë dhe Krishtlindjes, posta ka mbarështuar dhe dërguar plot 22.3 milionë pako, transmeton albinfo.ch. Kjo korrespondon me një rritje prej 3.5 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas Swiss Post.

Pas dy vitesh rënie të vëllimit të dërgesave, shërbimi postar shënoi rritje sërish këtë vit. Rekordi i mëparshëm i paketave për sezonin e Krishtlindjeve ishte shënuar në vitin 2020, me 24.1 milionë pako.

Dita e pikut ishte 3 dhjetori. Atë ditë, punonjësit e postës përpunuan afro 1.3 milionë pako, shkruan sda.ch. Po aq sa në ditën e mëparshme rekorde në mes të dhjetorit 2020.

Në deklaratën e tij për këtë rast, shefi i Postës së Zvicrës, Roberto Cirillo falënderon të gjithë punonjësit për angazhimin e tyre gjatë kësaj kohe. Ai thotë se ndihet “i impresionuar dhe krenar”.