Shkurt.ch

Posta e Zvicrës përmirëson ofertën

Nga 5 shtatori, kutitë e verdha postare do të zbrazen në orë më të vona se sa bëhet aktualisht

Posta e Zvicrës ka vendosur që të përmirësojë ofertën e saj sa i përket dërgimit të letrave dhe paketave. Për këtë qëllim ajo në vitet në vijim do të investojë rreth 20 milionë franga, njofton drs.ch.

Nga 5 shtatori i këtij viti, kutitë e verdha postare në qendrat me frekuentim më të lartë të qytetarëve, do të zbrazen në orë më të vona se sa bëhet aktualisht. Në 140 qendra, ndërkaq, letrat do të merren edhe të dielave.

Ky përmirësim i ofertës do të mundësojë që 93% e të gjitha letrave, të merren pas orës 17.00 nga kutitë postare.

Pos kësaj posta do të hapë edhe 150 qendra të reja “Pick-Post”, ku klientët mund të marrin paketat që u janë dërguar si dhe letrat rekomande.