Shqipëria

Posta e Kosovës dhe Posta Shqiptare lehtësojnë shitblerjen online

Të gjitha bizneset kosovare që shesin mallra online tash e tutje mund të shfrytëzojnë shërbimin e ri postar që iu mundëson transportimin efikas dhe të sigurt të mallrave në shtete të ndryshme. 

Posta njofton se kompanitë që merren me këtë biznes mund të dërgojnë mallra me peshë deri në 2 kilogramë për pako te klientët e tyre. 

Ky shërbim realizohet përmes Postës Shqiptare, e cila ka mundësuar që çdo dërgesë të pajiset me kodin e gjurmimit, përkatësisht me tracking number, siç njihet në gjuhën angleze. 

Marrëveshja për këtë shërbim të ri është nënshkruar nga kryeshefi ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha dhe administratori i Postës Shqiptare, Laert Duraj.