Muzikë

Baleti Kombëtar i Kosovës do të paraqitet në Lisbonë

Baleti Kombëtar i Kosovës do të paraqitet me shfaqjen "Aeon" në Lisbonë

Baleti Kombëtar i Kosovës do të paraqitet në Lisbonë të Portugalisë, me shfaqjen “Aeon” më 27 korrik, përcjell albinfo.ch.

Premierën e shfaqjes ‘Aeon’ Baleti Kombëtar e pati në Prishtinë gjatë muajit qershor, duke shënuar premierën e katërt gjatë këtij viti, që këtë herë erdhi si bashkëpunim me koreografin Daniel Cardoso.
Shfaqja jepet më 27 korrik, në CINETEATRO D. JOÃO V, në ora 19:00, në Lisbonë, Portugali.