Integrimi
Portieri kosovar goditet nga shikuesi
Pasi shpërthen sherri pranë fushës së futbollit, ku përfshihen edhe të tjerët, shikuesi 44 vjeçar e godet rëndë portierin kosovar në zonën gjenitale
Në një ndeshje futbolli në ligën e katërt, regjionale të Zvicrës, një futbollist kosovar është sulmuar të dielën në fushë nga një 44 vjeçar, baba i bashkëlojtarit të tij. Sipas informatave të policisë kantonale të Aargaut, nga vendi i ngjarjes, shikuesi është shprehur i pakënaqur me një vendim të gjyqtarit në fushë dhe për këtë arsye është lëshuar në fjalosje me portierin, një kosovar 22 vjeç.
Pastaj, në pauzën në mes të dy pjesëve të ndeshjes, ata takohen me ç`rast shpërthen sherri, ku përfshihen edhe një numër lojtarësh dhe shikuesish tjerë. Me këtë rast, 44 vjeçari e godet rëndë portierin kosovar në zonën gjenitale.
Edhe një person që ndërhyrë për t`i pajtuar, ka pësuar nga grushtet e sulmuesittë zemëruar. Por edhe ky i fundit ka marrë disa goditje. Kosovari me lëndime relativisht të rënda është bartur në spitalin e kantonit të Aarau-t, ku, pas trajtimit është liruar në mbrëmjen e të dielës. Shikuesi i dhunshëm nga Kantoni i Solothurnit do të përballet me një padi të cilën ndaj tij e ka ngritur policia kantonale e Aargaut.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? Në Zvicër, gjithnjë e më pak njerëz po ndërrojnë vendbanim. Sipas të dhënave të Zyrës Federale... -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor












