Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
“Greenhouse” fillon zgjerimin e kapaciteteve, synohet të prodhohet një shtëpi e gjysmë në ditë “Greenhouse SH.P.K” ka bërë një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të mëtejshëm, duke filluar ndërtimin e...
-
Kujtim Ahmeti pret mbështetjen e shqiptarëve në zgjedhjet për Parlamentin e Kantonit Aargau
-
Kurti shpreh mirënjohje për rolin e mërgatës në SHBA
-
Në Austri sot mbahen zgjedhjet parlamentare – tri gra shqiptare kërkojnë votën tuaj
-
Asamblistët shqiptarë në komunat austriake: Dilni në zgjedhje!
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë vendime të reja të marra nga Parlamenti zviceran që do të ndikojnë në jetën tuaj Sesioni parlamentar i vjeshtës në Zvicër përfundoi më 27 shtator, me deputetët që debatuan dhe vendosën...
-
Qeveria miraton ndërrime në kufijtë e Zvicrës me Italinë dhe Francën
-
Çfarë duhet të dini nëse jeni duke udhëtuar në Zvicër gjatë pushimeve të tetorit?
-
Treni midis Bernës dhe Cyrihut: SBB po teston lidhje të reja të natës me një projekt pilot
-
Kujdes nga një tjetër mashtrim në internet që po përhapet në Zvicër