Gruaja
Porosia e mësueses për prindërit shqiptarë: “Shkoni me fëmijët tuaj në bibliotekë”
Majlinda Zumeri Prelvukaj që në moshën 23 vjeçare fillon ushtrimin e profesionit "mësuese gjeneraliste", në shkollën fillore në Bellevue, Gjenevë
Majlinda Zumeri Prelvukaj, e lindur para 30 viteve në Carouge, komunë gjenevase që numëron 21’741 banorë, e njohur edhe me pseudonimin “cité sard”, është fëmija i dytë i prindërve të saj që kanë dy vajza dhe dy djem të cilët kanë ardhur në Zvicër para 40 viteve.
Majlinda para pak vitesh ka krijuar familjen e saj, është nënë e lumtur e Zanit njëmbëdhjetë muajsh të cilit i flet gjuhën frënge kurse babai i flet gjuhën shqipe me qëllim që paralelisht fëmija të zhvillojë aftësitë e të mësuarit të të dy gjuhëve që për prindërit vlerësohen të rëndësisë elementare.
Pasi kryen shkollimin fillor në shkollën Hugo-de- Senger, ciklin e orientimeve në Aubépine dhe katër vite në kolegjin Calvin, Majlinda, troket në dyert e Fakultetit të psikologjisë dhe shkencave të edukimit prej nga që në moshën e re 23 vjeçare del me diplomën në Master për të përqafuar profesionin e saj “mësuese gjeneraliste” të cilin prej atëherë e ushtron në shkollën fillore në Bellevue.
Pyetjes së albinfo-s rreth zgjedhjes së këtij profesioni, mësuesja e re që tashmë ka shtatë vite përvojë profesionale i jep këtë përgjigje: të bëhem mësuese ishte dëshirë imja prej kur isha e vogël por dashurinë time ndaj këtij profesioni ma ka rritur edhe mësuesja e mrekullueshme që e kisha, së cilës i jam gjithmonë mirënjohëse. Majlinda ndjehet jashtëzakonisht mirë në profesionin e saj. “Tani për tani nuk mendoj që ta ndërroj atë”.
“Gjatë periudhës studentore njëkohësisht kam pasur mundësi të punoj punë që i përshtaten orarit të studimeve, kryesisht, ndihmës sekretare në menaxhimin e pasurisë mirëpo asgjë tjetër s`më ka joshur më shumë se mësimdhënia për të vegjlit”, thotë ajo.
Rreth përshtypjeve të saj në raport me dallimet që mund të ekzistojnë gjatë shkollimit të fëmijëve me origjinë të ndryshme apo mjedis të ndryshëm social, Majlinda për albinfo.ch përgjigjet: “në Bellevue mjedisi sociokulturor është heterogjen, që do të thotë se kemi fëmijë nga kultura dhe mjedise të ndryshme sociale. Një gjë që vërej është se tek fëmijët që e kanë gjuhën frënge gjuhë amtare apo gjuhë të parë, hyrja në shkrimlexim është më e lehtë. Mirëpo, në qoftë se fëmijët shoqërohen sa më shumë me librin ata do të kenë mundësi të kalojnë me sukses këtë ngadalësi, për ç`arsye i këshilloj edhe prindërit e fëmijëve që sa më shumë të vënë librin në dispozicion të të vegjëlve.
Në fakt, kam vërejtur se kemi edhe prindër shqiptarë që nuk marrin kohën e duhur që të shkojnë në bibliotekë me fëmijët apo t’ju lexojnë atyre qoftë edhe në gjuhën shqipe. Nga leximi, është e pakontestueshme se fëmijët arrijnë të zhvillojnë aftësi të nevojshme për rrugëtimin shkollor. Gjatë përvojës sime kam pasur dy familje shqiptare që kishin fëmijët në klasat e mia mirëpo asnjëherë nuk kam pasur një konsideratë tjetër ndaj tyre që i dallon nga prindërit e fëmijëve të tjerë. Edhe fëmijëve asnjëherë nuk iu kam folur shqip me qëllim që te fëmijët e tjerë të mos krijohet përshtypja e ndonjë favorizimi eventual.
Sa e njihni dhe e praktikoni ju gjuhën shqipe, keni njohuri të mjaftueshme që të mund ta ushtroni profesionin e juaj edhe në shqip?
Më duhet ta pranoj se dyshoj shumë që do të mundem të jem mësimdhënëse në gjuhën shqipe. Kur isha filloriste kam qenë shumë pak në shkollën ku organizohej mësimi plotësues në gjuhën amtare. Në familje gjithmonë flas shqip me prindërit kurse me motrën dhe vëllezërit flas në frëngjisht. Së paku një herë në vit shkoj në Kosovë prej nga vjen dhe bashkëshorti im i cili nuk ka shumë vite që jeton në Zvicër. Andaj meqë ai zotëron mirë gjuhën shqipe unë ndjehem me fat se ai më ndihmon që të korrigjohem por edhe të pasuroj fjalorin e gjuhës shqipe aq më shumë që është e mundur.
Çka konsideroni përparësi në profesionin e juaj dhe cilat janë dobësitë e tij?
Çmoj jashtëzakonisht kontaktin me fëmijët, përcjellja e diturisë tek ata dhe raportet humane janë të shenjta për mua.
Pikat e dobëta nga këndvështrimi im në profesionin që kam janë shpeshherë ngarkesa e panevojshme administrative, pak mjete të nevojshme për nxënësit që kanë vështirësi në mësimnxënie dhe numri i shumtë i fëmijëve në një klasë i cili edhe frenon punën individuale me ata.
Cila është porosia e juaj për prindërit shqiptarë?
Të gjithë prindërve: “U ofroni literaturë fëmijëve”; ” Shkoni me fëmijët tuaj në bibliotekë”; ” Lexojuni fëmijëve tuaj përralla”.
(Autor i fotografive: Jeton Haziri)
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriMajlinda Zumeri Prelvukaj
- Prejardhja:Gjenevë
- Vendi ku vepron:Gjenevë
- Profesioni:Mësuese
Të tjera nga Gruaja
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor