Jeta në Zvicër
Popujt më të lumtur: Zviceranët në vendin e pestë
Kosova zë vendin e 66-të, Serbia 79, Mali i Zi 81, Kroacia 82, Bosnja 93 dhe Shqipëria në vendin e 112-të
Zviceranët janë në vendin e pestë në botë, sa i përket popujve më të lumtur. Finlandezët janë populli më i lumtur në botë, tregon një hulumtim i Kombeve të Bashkuara i kryer në 156 shtete.
Norvegjia, e cila vitin e kaluar ka qenë e para, tashmë ndodhet në vendin e dytë, ndërsa në mesin e dhjetë vendeve më të lumtura në botë bëjnë pjesë edhe Danimarka, Islanda, Zvicra, Holanda, Kanada, Zelanda e Re, Suedia dhe Australia, shkruan albinfo.ch.
Nga fuqitë e mëdha, ShBA zë vendin e 18-të, Britania e Madhe të 19-tin, Rusia 59 dhe Kina 86.
Ndërkohë, Kosova zë vendin e 66-të, Serbia 79, Mali i Zi 81, Kroacia 82, Bosnja 93 dhe Shqipëria në vendin e 112-të.
Çdo vit, Raporti i Lumturisë Botërore rendit 156 vende në nivelet e lumturisë kolektive të njerëzve që jetojnë atje. Faktorët që ndikojnë në raportin e lumturisë përfshijnë jetëgjatësinë, barazinë dhe mbështetjen sociale. Këtë vit, raporti gjithashtu mati dhe mori parasysh mirëqenien e emigrantëve të vendit.
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih