Muzikë

Poloni: Ansambli ‘Shota’ përfaqëson Kosovën në festivalin ndërkombëtar të folklorit

Ky festival prestigjioz, i cili zhvillohet rregullisht që nga viti 1996, do të mbledhë mbi 300 artistë nga mbarë bota

Bëhet e ditur se Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” nga Kosova do të marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit “Święto Pod Kyczerą” në Poloni, përcjell albinfo.ch.

Thuhet se ky festival prestigjioz, i cili zhvillohet rregullisht që nga viti 1996, do të mbledhë mbi 300 artistë nga mbarë bota, për të kremtuar trashëgiminë kulturore dhe artistike të popujve të ndryshëm.

Vlen të theksohet se pjesëmarrja e Ansamblit “Shota” në këtë festival u mundësua falë një bashkëpunimi të ngushtë me Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Varshavë dhe organizatën “Kosova in Poland”. Kryetari i Shoqatës Poloni–Kosovë, gjatë një vizite pune në Qendrën e Kulturës në Legnica, u takua me drejtorin e festivalit, Jerzy Starzyński, ku u diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit ndërkulturor dhe u inicua pjesëmarrja e ansamblit kosovar në këtë aktivitet.