Lajme

Politikania zvicerane: “Nuk do të vaksinohesha as për një milion franga”

Ndërsa politikanë të pjesës më të madhe të spektrit politik përshëndesin masën e stimulimit prej 50 frangash, një politikane e SVP-së e kundërshton atë në ekstrem

Sipas vendimit më të ri të Këshillit Federal, kushdo që bind dikë tjetër të vaksinohet, tani e tutje do të marrë 50 franga. Politikanët reagojnë në mënyra të ndryshme ndaj ofensivës së vaksinimit të Këshillit Federal, shkruan 20minuten.ch.

Kështu, ndërsa politikanë të pjesës më të madhe të spektrit politik përshëndesin këtë hap, disa kolegë të tyre nga SVP mendojnë krejtësisht ndryshe, transmeton albinfo.ch. Ndërkaq, një politikane, deputete nacionale  e kësaj partie shkon në ekstrem.

“Nuk do të vaksinohesha as për një milion franga”, thotë Yvette Estermann, nga partia në fjalë. Ajo bën pjesë në mesin e kritikëve të njohur të vaksinimit dhe ka qenë në ballë të fushatës kundër Ligjit mbi Epideminë, në vitin 2013. Estermann thotë se, kur ka arritur moshën madhore, kishte vendosur të “shkonte në rrugën e saj”. Kështu, veç tjerash ajo heq dorë nga ofertat konvencionale të trajtimit mjekësor, shkollor.

Madje, Estermann ka përdorur për herë të parë kohëve të fundit  kartën e saj të sigurimit shëndetësor. Këtë e ka bërë për shkak se është detyruar të bëjë testin e kovidit. Ajo duhet të testohet para se të hyjë në Pallatin Federal.

Ajo nuk beson se bonusi prej 50 frangash do të funksionojë. “Është konsumuar. Ndoshta ka ende disa njerëz që janë të pavendosur – por efekti i madh i pritur nuk do të materializohet”, mendon ajo