Shkurt.ch

Politikani zviceran: “Merkel, fajtore për krizën e refugjatëve”

Deputeti i SVP-së, Roger Köppel e ka bërë përgjegjëse kancelaren Merkel për problemet e shumta të pazgjidhura në poliikën e azilit. Ajo bart fajin kryesor për situatën e tendosur në Evropë si pasojë e fliksi të madh të refugjatëve, ka thënë politikani i djathtë populist zviceran, në kryeeartikullin e javores «Weltwoche» të cilën e boton ai.

Në artikull Köppel shkruan se sulmet në Paris dhe në Bruksel janë simptome të një politike të gabuar dhe të sëmurë të migracionit», transmeton albinfo.ch. Merkel me delirin e saj të madhështisë me menatlitetin që konsistin në parullën «ne ia dalim» ka sjellë pujën deri aty sa që Evropa ta zhbëje veten».

Më tutje politikani nga Cyrihu ka thënë se problemi themelor në Evropë është islami. Në këtë religjion, fanatikët e etur për vetëvrasje joshen drejt veprimeve të çmendura religjioze. Disa nga shtetet e BE-së, para së gjithash Merkel dhe Gjermania, po e trajntojnë në mënyrë tepër tolerante islamin, ka theksuar Köppel.