Tematike
Politikani zviceran denoncon emrat e nxënësve me prejardhje të huaj
Të paktën 5 nga gjithsej 20 emrat e listës së nxënësve të diplomuar në aldi, janë emra shqiptarë
Deputeti i njohur i SVP-së, Andreas Glarner, me një postim të tij provokues është bërë edhe një herë shkaktar i një skandali medial. Në postim mund të lexohen emra që tingëllojnë si “të huaj” të të diplomuarve në “Aldi” në Perlen të Lucernit, shkruan nau.ch.
Të paktën 5 nga gjithsej 20 emrat e kësaj liste janë emra shqiptarë, shkruan albinfo.ch
“Emrat e nxënësve në Aldi në Perlen …”. Glarner nuk ka shkruar asgjë më shumë në postimin tij të bërë të hënën, në Facebook, transmeton albinfo.ch. Në ilustrimin bashkëngjitur mund të shihni një pjesë të shkëputur nga një gazetë, me emra e mbiemra të shumtë të huaj.
Ata u përkasin praktikantëve që kanë përfunduar praktikën për tregti me pakicë në filialin e Aldi Suisse në Perlen të Lucernit.
Por, shefi për çështje të azilit në SVP, duke u përgjigtjur për nau.ch, as që do t`ia dijë se në këtë mënyrë po i denoncon të rinjtë. Ai thotë se dëshiron të tregojë se “ne ngadalë po bëhemi të huaj në vendin tonë”, përcjell albinfo.ch. Ka gjithnjë më pak zviceranë në Zvicër.
Ai gjithashtu nuk ka dashur të kritikojë ALdi-n, por thjesht ka dashur “të tregojë për mbipopullimin me të huaj të vendit tonë”.
Ndërkohë, nën postimin e Glarnerit po grumbullohen urimet për të diplomuarit e suksesshëm. Vetëm disa bien dakord në mënyrë të qartë me kritikën pa fjalë të politikanit. Shumica e madhe janë në kundërshtim me të.
Cfarë është ky postim, Andreas Glarner? Këta djem dhe vajza kanë bërë një punë të shkëlqyeshme. Pikë!”. Dikush tjetër shkruan: “Edhe nëse këta të rinj nuk do të punonin të gjithë, Z. Glarner sërish do të mallkonte.
Andreas Glarner është i njohur për veprime provokuese, përcjell albinfo.ch. Një vit më parë, ai pati publikuar në Facebook numrin e telefonit të një mësuese të Cyrihut – sepse ajo kishte lejuar të mungonte nga shkolla një djalë mysliman për festën e tij fetare. Deputeti i SVP-së më vonë pati kërkuar falje dhe gjithashtu iu desh të përballej edhe me kritika nga radhët e veta.
Të kujtojmë: Glarner është një kandidat për të marrë kreun e partisë. Ai, në zgjedhjen që do të bëhet më 22 gusht, mund të zërë vendin e kryetarit të tashëm, Albert Rösti.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës