Integrimi
Politikani shqiptaro-zviceran kërkon legalizimin e kanabisit
Etrit Hasler ka kërkuar dhënien e kontrolluar të kanabisit për të evituar dëmet shëndetësore që shkakton konsumimi i egër i kësaj droge që në treg ofrohet me cilësi të dyshimtë
Një postulat i shprehur në Parlamentin e St. Gallenit nga deputeti me rrënjë shqiptare, Etrit Hasler e ka sjellë shqiptaro-zviceranin në qendër të vëmendjes në kantonin e tij dhe më gjerë. Ai ka kërkuar legalizimin e kanabisit, gjegjësisht dhënien e kontrolluar të tij, për të evituar dëmet shëndetësore që shkakton konsumimi i egër i kësaj droge që në treg shpeshherë ofrohet me cilësi të dyshimtë.
Për “një politikë të arsyeshme të Kanabisit”, e ka quajtur Hasler kërkesën e tij parlamentare të cilën e kanë nënshkruar 30 deputetë, që është rreth gjysma e përbërjes së Parlamentit. Për më tepër në këtë rast nuk kanë qenë vetëm politikanët e majtë (Hasler është socialdemokrat) ata që e kanë nënshkruar postulatin. Aty janë bërë bashkë edhe deputetë nga partitë e djathta si SVP, BDP dhe CVP.
Sipas Etritit, drogat që të rinjtë i konsumojnë duke i siguruar në tregun ilegal mund të shkaktojnë rreziqe të mëdha për shëndetin e tyre. Përgjigja e ekzekutivit të qytetit St. Gallen ka qenë çuditërisht pozitive. Përparësitë në rast se kanabisin do ta jepte shteti në mëyrë të kontrolluar janë të dukshme: Shteti do ta kontrollonte kualitetin ndërsa edhe gjatë shitjes do të kryhej punë parandalimi ndërsa nga ana tjetër do të kursehej edhe puna e policisë.
Prova të ngjashme tashme janë duke rrjedhur në Bazel dhe Gjenevë, shkruan blick.ch. Ndëra Hasler ka thënë për gazetën “Më gëzon fakti që qeveria e qytetit është e gatshme të realizojë politikën e saj përparimtare dhe liberale të drogës”. Ekzekutivi i St. Gallenit ka treguar vullnetin që ta lejojë kanabisin dhe jo vetëm produktin gjysmë sintetik (THC) për qëllime mjekësore.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër