Bota
Politikani i partisë së ekstremit të djathtë konvertohet në islam, befasohet Gjermania
Një anëtar i partisë së ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë AfD, i njohur për retorikën anti-myslimane, ka habitur opinionin duke u konvertuar në islam.
Arthur Wagner, që u ul në komitetin ekzekutiv të partisë në Brandenburg, së fundmi u largua për arsye që tha se ishin personale. 48-vjeçari, megjithatë akoma është pjesë e partisë.
Në uebfaqen e vet, AfD proklamon se “Islami nuk i takon Gjermanisë”, transmeton Albinfo.ch.
Përkrahësit e kësaj partie vazhdimisht kanë mbajtur mitingje anti-islam dhe vitin e shkuar në zgjedhjet federale partia përdori posterë anti-myslimanë.
Një zyrtar i partisë ka insistuar se konvertimi i Wagnerit nuk paraqet problem për partinë.
“Feja është çështje private. Ne përkrahim, të drejtën kushtetuese për liritë fetare”, ka thënë Daniel Friese, shkruan BBC.
Wagner, që me origjinë është rus, më parë ishte pjesë e partisë CDU të kancelares Angela Merke.
AfD fitoi ulëse për herë të parë në parlament në zgjedhjet e shkuara, duke u bërë partia e tretë me 12.6 për qind të votave.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih