Lajme
Politikani i SVP-së krahason masat e pandemisë në Zvicër me Holokaustin
David Beeler ka bërë një krahasim të realitetit të sotëm zviceran me Rajhun e Tretë dhe ka krahasuar certifikatën Covid me Yllin e Davidit
Një fjalim i një deputeti kantonal të SVP në demonstratën e mbajtur të shtunën në Rapperswil ka bërë mjaft bujë.
Politikani David Beeler në fjalën e tij ka pohuar, ndër të tjera, se “mijëra njerëz kanë vdekur” në Zvicër si rezultat i vaksinimit, shkruan 20minuten.ch.
Prandaj, Beeler kërkon që përgjegjësit për pandeminë të vihen para një “gjykate ushtarake”.
Ai madje ka thënë se Zvicra është nën një diktaturë dhe ka tërhequr paralele me Holokaustin.
Në këtë vazhdë, ai ka bërë një krahasim të realitetit të sotëm zviceran me Rajhun e Tretë dhe ka krahasuar certifikatën Covid me Yllin e Davidit, transmeton albinfo.ch.
Politikani i SVP ka vazhduar duke pretenduar se Zvicra po përjeton “një gjenocid të mendimeve, fjalëve, integritetit fizik, një gjenocid të bizneseve të vogla, të restoranteve tona, të të gjithë njerëzve që duan të punojnë”.
Në fjalën e tij ai ka thënë veç tjerash edhe këtë: “Ne duam të ngrihemi për lirinë dhe jemi gati të japim jetë nëse është e nevojshme”, i pritur me duartrokitje dhe brohoritje nga pjesëmarrësit e tubimit.
Sidoqoftë, për kryetarin SVP-së në Schwyz, përjashtimi i Beeler nuk është fare në rend dite, transmeton albinfo.ch. Ai, sipas tij në tubimin në fjalë është prezantuar si person privat.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim