Lajme

Politikani i partisë “Anti vaksinë”, i bën thirrje popullit të vaksinohet

“Unë me të vërtetë dua të them: ata që, duke mos u vaksinuar, mendojnë se  po dërgojnë një sinjal politik  e kanë gabim”, është shprehur Rösti

Të premten në mbrëmje, një deklaratë e bërë në emisionin e njohur të debatit “Arena” në televizionin SRF ka bërë përshtypje të veçantë. Fjala është për prononcimin e politikanit Albert Rösti, transmeton albinfo.ch.

Deputeti Nacional nga SVP dhe ish-kryetari i kësaj partie ka bërë me këtë rast thirrje për tu vaksinuar.

Ajo që e bën të veçantë këtë deklaratë ka të bëjë me faktin se partia e tij, SVP ka kontribuar shumë për t’u perceptuar si “parti kundër vaksinimit”. Përkatësisht skepticizmi ndaj vaksinimit në radhët e kësaj partie është i lartë.

“Unë me të vërtetë dua të them: ata që, duke mos u vaksinuar, mendojnë se  po dërgojnë një sinjal politik  e kanë gabim”, është shprehur Rösti.

“Mbroni veten, mbroni mjedisin tuaj! Pra, ju lutemi, bëni vaksinimin! E them si Albert Rösti, që jam vaksinuar vetë dhe që është i mendimit: Kjo është e vetmja gjë që do të na ndihmojë të dalim nga pandemia.”