Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi do të mbajë koncert në Prishtinë Elbenita Kajtazi dhe Elda Laro do të zbarkojnë pikërisht në kryeqytetin e Kosovës për të një...
-
Nga Vjena, në Kosovë, Tringa Sadiku dhe Diar Aliu do të mbajnë koncert
-
Filmi shqiptar hollywoodian do të shfaqet në Nju-Jork
-
Bënë shqiponjën në Beograd, gjykata cakton 30 ditë paraburgim dy shtetasve zviceranë
-
“Tomka dhe shokët e tij” shfaqet në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Qytetet zvicerane nuk arrijnë të ngadalësojnë zgjerimin e Airbnb Kjo është ajo që del nga një analizë, sipas së cilës në Zvicër, ndryshe nga, për...
-
Kritikohet politikani zviceran, pasi ‘përkrahu’ Trump-in për zgjedhjet në SHBA
-
Azilkërkuesit e rinj kanë më shumë gjasa të përfundojnë trajnimin se më parë
-
SBB nis fushatën për sigurinë në transportin publik
-
Një në pesë fëmijë zviceranë vuan nga abuzimi psikologjik në shtëpi