Lajme

Politikanët zviceranë bëjnë thirrje për shpërbërjen e Task Forcës Covid-19

Edhe pse restorantet në natyrë u hapën dhe disa kufizime të tjera u hoqën në fund të prillit, numri i infeksioneve ka rënë vazhdimisht, thonë ekspertët e shëndetësisë

Task forca është nën “zjarr”, pasi ekspertët e saj kishin parashikuar gabimisht se numri i rasteve të koronavirusit në Zvicër do të arrinte 10,000 në ditë, pas heqjes përfundimtare të kufizimeve dhe ndodhi e kundërta, transmeton albinfo.ch.

Edhe pse restorantet në natyrë u hapën dhe disa kufizime të tjera u hoqën në fund të prillit, numri i infeksioneve ka rënë vazhdimisht, thonë ekspertët e shëndetësisë.

Deputeti Thomas Matter nga SVP po akuzon task forcën se ka qenë shumë “alarmante” dhe ka “përhapur histori tmerri”, duke thënë se ekspertët e saj duhet të shkarkohen dhe se e gjitha kjo duhet të largohet nga agjenda politike dhe të mos “dënohet” populli zviceran.

Një tjetër deputet, Marcel Dobler, nga Partia Liberale (FDP) gjithashtu tha se task forca nuk duhet të “mbështesë rekomandimet e saj në skenarët më të keq. Kjo krijon frikë në popullatë”.

Kur u pyet në lidhje me parashikimin, nënkryetari i Task Force, Urs Karrer, “ishte disi i zënë ngushtë”, sipas Tribune de Genève.

Ai tha se modelet që ekspertët përdorën për të bërë parashikimin “do të rishikohen”. /Albinfo.ch