Shqipëria
Politikanët shqiptarë në RMV urojnë 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë
Sot, më 28 Nëntor, po festohet 111-vjetori i Pavarësisë së shtetit shqiptar, ku liderët e partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut kanë uruar festën nëpërmjet statuseve në rrjetet sociale, përcjell albinfo.ch.
Këtu i keni disa prej tyre:
ALI AHMETI: Dita e flamurit tonë kombëtar përmbledh të gjitha kujtimet e të kaluarës sonë të lavdishme, të kauzave tona të drejta që ndiqnin njëra – tjetrën për të ruajtur identitetin dhe dinjitetin përballë ideologjive armiqësore që donin me çdo kusht çrrënjosjen tonë nga toka e të parëve. Ajo histori e qëndresës u shkrua me gjakun e dëshmorëve e martirëve, në atë gjak ka burimin përjetësia jonë, ndaj të pathyeshëm e krenar kemi qëndruar gjithmonë. Sot bëhen 580 vjet nga valëvitja e flamurit kombëtar nga Gjergj Kastrioti Skenderbeu, 111 vjet nga vendosja e themeleve të shtetit shqiptar në Vlorë, 26 vjet nga dalja e parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përvjetore që reflektojnë madhështinë e rrugëtimit tonë kombëtar, konsistencën e saj të drejtë ideologjike. Liri e barazi kërkonim në çdo etapë të ekzistencës kombëtare, gjuhë e flamur të paprekshëm, shkolla që të arsimonim vegjëlinë, asgjë më tepër se kjo, të drejtë ishim në qëllimet dhe ja ku jemi, të lidhur shpirtërisht përtej kufijve dhe në shërbim të përparimit të kombit tonë. Gëzuar 28 Nëntorin, lavdi e përjetshme të rënëve për idealet kombëtare!
IZET MEXHITI: MIRËMËNGJES, SHQIPTARË, KUDO QË NDODHENI! Gëzuar përvjetorin e 111 të Flamurit më të bukur në botë! Sonte, të gjitha rrugët çojnë në TETOVË. SHIHEMI!
BILALL KASAMI: Festa e Ditës së Flamurit – 28 Nëntori, është një ndër festat më të veçanta në historinë tonë të lavdishme shqiptare. 28 Nëntori është një rast për të nderuar sakrificën që shumë gjenerata bënë për lirinë dhe për shtetin e pavarur, për përpjekjet e tyre për ta konsoliduar pavarësinë e shpallur të kombit tonë dhe për t’i çliruar trojet e tjera shqiptare. Sot, jemi krenar që ne si shqiptarë jemi faktorë të rëndësishëm të paqes, të stabilitetit dhe të prosperitetit në rajon dhe më gjerë. Gëzuar 28 Nëntorin!
SKENDER REXHEPI: Të nderuar bashkëkombas kudo që jeni… Urime 28 Nëntori, dita kur shqiptarët nga të gjitha trojet u bashkuan rreth Flamurit kombëtar dhe shpallën Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, ditë e cila solli rrezet e unitetit kombëtar. Urojmë që shqiptarët gjithnjë t’i tubojë drita e kësaj dite historike, sepse vetëm ashtu përmbushim amanetin e të parëve tanë që një ditë të jemi të bashkuar si më parë. Gëzuar, për shumë vite dhe Zoti e bekofte Flamurin dhe popullin tonë fisnik.
ARJANIT HOXHA: Urime Dita e Flamurit dhe pavarësia e Republikës së Shqipërisë. Emblema kuqezi le të vazhdojë të simbolizojë forcën, qëndrueshmërinë dhe unitetin e popullit shqiptar. Gëzuar 28 Nëntori!
E-Diaspora
-
Kosovë: Kërkesa për shtimi i qendrave të votimit për diasporën shihet si ndërhyrje e qeverisë në procesin zgjedhor Për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025 tash e disa kohë po zhvillohet fushatë...
-
“Tri Net Film Fest”, në kërkim të historisë përmes filmit shqiptar
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
Jeta në Zvicër
-
“Falë Granit Xhakës, unë jam dikushi”, thotë i riu i hendikepuar, Musa Musiqi 21-vjeçari nga Zvicra Lindore vuan nga paraliza cerebrale për shkak të një hemorragjie të trurit në...
-
Një në nëntë zviceranë investojnë në kriptovaluta
-
A janë të hapura vendet e punës në administratën publike në Zvicër për të huajt?
-
Një tren i ri nëpër hekurudhat e Zvicrës
-
Identifikohet rritje mallrash të paligjshme dhe potencialisht të rrezikshme