CH-Ballkani
Politikanët milionerë të Kosovës
Pasuria e tyre mund të jetë edhe më lartë sesa që është deklaruar, thonë përfaqësues të shoqërisë civile, duke ngritur dyshime se zyrtarët e lartë të institucioneve mund të kenë mjete financiare dhe pasuri të paluajtshme edhe jashtë territorit të Kosovës
Politikanët vazhdojnë të shtojnë pasurinë e tyre, derisa analistët vlerësojnë se politika është profesioni më fitimprurës në Kosovë.
Përkundër se është rritur dukshëm pasuria e tyre, nuk ka ligj për t’i hetuar ata.
Kjo gjendje, ka bërë që politika të jetë profesioni më fitimprurës në vend, vlerësojnë përfaqësues të shoqërisë civile, pas publikimit të deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë nga Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit, raporton “Evropa e Lirë”.
Numri i përgjithshëm i zyrtarëve të lartë që kanë deklaruar pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit është 4,496. Sipas deklarimeve, të ardhurat vjetore të deputetëve kalojnë shifrën më se 20 mijë euro, të ministrave më se 13 mijë, pa përfshirë përfitimet tjera, më shumë se 30 mijë euro të udhëheqësve të ndërmarrjeve publike, kurse në 40 mijë euro pagë vjetore marrin udhëheqës të institucioneve publike, përcjell albinfo.ch.
Pasuria e tyre mund të jetë edhe më lartë sesa që është deklaruar, thonë përfaqësues të shoqërisë civile, duke ngritur dyshime se zyrtarët e lartë të institucioneve mund të kenë mjete financiare dhe pasuri të paluajtshme edhe jashtë territorit të Kosovës.
Në një vend ku papunësia e popullatës llogaritet në 28 për qind, kurse varfëria në shkallën prej 23 për qind, sipas tyre, ky fakt do të duhej të shihej si shumë shqetësues.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik