Integrimi
Politikanët e rinj shqiptarozviceranë debatojnë mbi natyralizimin e lehtësuar
"Në podium politikanë shqiptaro-zviceranë të gjithë skenës politike në Zvicër do të flasin në gjuhën shqipe dhe gjermane për eksperiencat e tyre personale dhe konceptimin e një politike konstruktive për migrantët, e cila gjeneratave të reja u jep një perspektivë dhe Zvicrës i siguron një të ardhme të suksesshme"

Me iniciativën e dy aktivistëve dhe politikanëve të rinj shqiptarozviceranë: Florim Kadriu nga SP, dhe Përparim Avdilit, nga FDP, të dielën e ardhshme, më 29 janar mbahet një podium lidhur me iniciativën mbi “Natyralizimin e lehtësuar të gjeneratës së tretë”.
Kjo temë është tashmë në kulmin e aktualitetit pasi që jemi në prag të votimit që do të mbahet më 12 shkurt pikërisht për iniciativën përkatëse.
Njëri nga iniciatorët, Florim Kadriu, thotë se thelbi i një organizimi të tillë konsiston në nevojën që shqiptarët me pasaportë zvicerane të sensibilizohen për të marrë pjesë në mënyrë sa më masive në këtë votim. “Sondazhet japin një pasqyrë të zgjedhjes së ngushë 5o me 50, kështu që pjesëmarrja më e madhe e bashkatdhetarëve tanë mund të bëjë ndryshimin”, shprehet Kadriu, i kontaktuar nga albinfo.ch
Kadriu, i cili është edhe përgjegjës për migracionin në sindikatën Unia për Kantonin Aargau, thotë se debati mbahet me mbështetjen e SP të Kantonit të Cyrihut, SP të qytetit të Cyrihut, FDP të Rrethit të 9-të Cyrihut, rrethi 9 dhe organizatës Secondas Cyrih.
“Ju ftojmë në organizimin me rastin e votimit për temën “Natyralizimi i lehtësuar i gjeneratës së tretë”, ku në podium politikanë shqiptaro-zviceranë të gjithë skenës politike në Zvicër do të flasin në gjuhën shqipe dhe gjermane për eksperiencat e tyre personale dhe konceptimin e një politike konstruktive për migrantët, e cila gjeneratave të reja u jep një perspektivë dhe Zvicrës i siguron një të ardhme të suksesshme.
Pastaj pjesëmarrësit e podiumit në një sesion pyetjesh do t’u përgjigjen pyetjeve tuaja, që pastaj bashkë me ju të shijojnë aperitivin e përgatitur”; thuhet në njoftimin e bërë nga organizatori.
Në debat marrin pjesë: Florim Kadriu (SP), përgjegjës për migracionin në sindikatën Unia për Kantonin Aargau; Përparim Avdili (FDP), nënkryetar i FDP për rrethin e nëntë të Cyrihut, Qëndresa Sadriu (SP), këshilltare në Asamblenë e Komunës Glattbrugg të Cyrihut dhe Alban Imeri (BDP, deputet në Parlamentin e Kantonit të Thurgaut. Moderimin do ta bëjë Arbnora Aliu, kryetare e Shoqatës së Studentëve Shqiptarë të Universiteteve të Cyrihut “Studenti”.
Ky aktivitet mbahet më 29 janar në Albisriederhaus, në adresën: Albisriederstrasse 330, 8047, Zürich, me fillim në orën 18.30.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit29 Janar 2017
- Ora18:30
- LokacioniCyrih
- Data e përfundimit22 Janar 2017 - 9:00
E-Diaspora
-
Shqiptarët falin namazin e Fitër Bajramit në Cyrih Besimtarët myslimanë shqiptarë kanë falur namazin e Fitër Bajramin në Sallën e Sporteve në Kloten, afër...
-
Reflektime mbi Ramazanin, angazhimi, traditat dhe mesazhet për besimtarët
-
Falet namazi i Fitër Bajramit në Lozanë
-
Hap dyert pika e re shkollore në Arbon të Kantonit të Thurgaut
-
Promovim libri nga studentët shqiptarë të Gjenevës dhe KSHGJ
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Ku të gjeni karburantin më të lirë Benzina më e shtrenjtë e Zvicrës gjendet në kantonin Uri. Kantoni ka vetëm 19 pika karburanti,...
-
Zvicra përpiqet ta bëjë ushtrinë më atraktive për vajzat e reja
-
Zvicra nuk di asgjë për planin sekret të azilit të liderit të CDU, Merz
-
5 vende në botë ku nuk jeton asnjë zviceran
-
Aeroplani zviceran detyrohet të kthehet në Berlin pak pas ngritjes