Literaturë
“Polip”, festivali që promovon Kosovën nëpër botë përmes letërsisë
Nisi në vitin 2010, e sot Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë “Polip” është bërë traditë në Kosovë. “Polip” erdhi si nevojë për ta zhvilluar letërsinë në Kosovë, e tashmë ka vite që sjell në vend shkrimtarë të ndryshëm nga bota, shkruan Albinfo.ch.
Për këtë festival është shkruar edhe nga mediat ndërkombëtare, duke bërë që emri i Kosovës të shkruhet në hartat kulturore të Europës dhe më gjerë. Kosova, një vend i ‘izoluar’ në Europë, çdo herë e më shumë po njihet ndërkombëtarisht përmes fuqisë së penës – letërsisë.
Edhe sivjet, ‘Polip’ do të shënojë një nga ngjarjet më të rëndësishme në kryeqytetin e zhurmshëm të Kosovës. Nën temën “Ujdia letrare”, ‘Polip’ do të bashkojë përsëri autorë nga Kosova, rajoni dhe bota. Përveç aktiviteteve të ndryshme, ‘Polip’ këtë vit vjen me një risi: në kuadër të këtij festivali, do të mbahet edicioni i parë i festivalit të romanit grafik “GRANFest”.
Megjithëse nuk ka shumë përkrahje nga institucionet kulturore të Kosovës, polip po rrugëtimin, duke e ndihmuar letërsinë kosovare të rritet dhe të njihet edhe nëpër botë. Autorë nga Kosova, Gjermania, Serbia, Amerika, Austria, Greqia, Shqipëria, Maqedonia, Zvicra, Britania, Franca, Belgjika, Kroacia, Brazili, Cekia, Italia, Japonia e Azerbajxhani, do të mblidhen në Prishtinë.
Sivjet, “polip”, nën organizimin e Qendrës Multimedia, do të mbahet përgjatë datave 10-13 maj. Në një intervistë për Albinfo.ch, menaxherja e Qendrës Multimedia, Lendita Idrizi, ka dhënë detaje rreth festivalit që pritet të fillojë pas dy ditësh.
Albinfo.ch: Çfarë mesazhi synoni të përçoni përmes këtij festivali?
Lendita Idrizi: Ky festival së pari në fillim ka pasur më shumë në fokus letërsinë e rajonit, e sidomos atë të Serbisë, ku ka bashkuar shumë autorë nga Kosova dhe Serbia në një vend, për të shkëmbyer eksperiencat dhe tregimet e tyre. Kjo pjesë, me vite ka ndryshuar, dhe tashmë festivali ka autorë edhe nga vendet e tjera të botës. Mesazhi kryesor dhe motoja e festivalit është bashkimi i autorëve në një vend dhe mundësia për t’u njohur më shumë si vend në botën e letërsisë në botë.
Albinfo.ch: Çfarë risie do të ketë në këtë edicion të Polip-it?
Lendita Idrizi: Këtë vit, festivali polip është zgjeruar. Në kuadër tq festivalit polip, sivjet e kemi organizuar edhe edicionin e parë të festivalit “graphic novel” në bashkëpunim me Gani Jakupin, e cila ka qenë ideja e tij. Këtë vit, programi është më i pasur dhe gjithashtu mysafirët janë shtuar. Ka shumë ilustratorë të mirë që do të vinë nga vende të ndryshme të botës, si Amerika, Argjentina, Spanja, Franca, etj. Do të jetë një ekperiencë shumë e mirë për ilustratoret vendorë të cilët e kanë mundësinë të jenë pjesë e paneleve dhe punëtorive qq do të organizohen në kuadër të festivalit.
Albinfo.ch: Çfarë teme do të trajtohet këtë vit në Polip?
Lendita Idrizi: Tema e ketij viti do të jetë “Ujdia letrare”. Kur thuhet “ujdia” kryesisht mendohet për ndonjë “punë”, e në Balkan edhe për ndonjë “punë të leverdishme” e cila realizohet përkundër rrethanave të pafavorshme politike. Kur thuhet “letërsi e shkëlqyer” kryesisht mendohet për librat nga top listat e bestsellerëve, e në Ballkan mendohet edhe për librat të cilët kanë arritur t’i kalojnë kufijtë të cilët i kanë vendosur monopolet tregtare të një vendi. Të rrallë janë ata që mendojnë për marrëveshjen apo për letërsinë që, përkundër rrethanave të pafavorshme e shpeshherë edhe të pamundura, kanë arritur ta ndryshojnë ambientin politik, konstelacionin politik, kanë arritur ta hapin tregun e ideve e bankave t’ua dirigjojnë një mënyrë tjetër të të bërit biznes, botuesve t’ua ndryshojnë perspektivën ndërsa autorëve t’u mundësojnë takime me kolegët e tyre që deri dje ishin të paimagjinueshme.
Albinfo.ch: Deri më sot, sa ka ndikuar “Polip” në kulturën dhe letërsinë në Kosovë?
Lendita Idrizi: Polip ka ndikuar në letërsinë në Kosovë në disa aspekte, duke përmendur disa nga autorët që janë përkthyer në gjuhën shqipe nga përkthyes dhe autorë të Kosovës. Gjithashtu është krijuar një rrjet ndërmjet shumë autorëve nga vendi dhe Europa, të cilët bashkohen në festivale të ndryshme të letërsisë në Europë.
Albinfo.ch: Përveç donatorëve ndërkombëtarë, a keni përkrahje nga institucionet e vendit?
Lendita Idrizi: Nga institucionet tona nuk kemi përkrahje shumicën e kohës. Nga Ministria e Kulturës nuk kemi pasur përkrahje për këtë festival që një kohë të gjatë, kurse sivjet e kemi përkrahjen e tyre. Nga Komuna kemi përkrahje herë pas here.
Albinfo.ch: A ka nevojë Kosova për më shumë festivale të tilla?
Lendita Idrizi: Kosova ka nevojë për festivale të këtij lloji, por mbi të gjitha, këto festivalet ekzistuese kanë nevojë për mbështetje më të madhe financiare.
Programin e plotë të festivalit ‘Polip’, të edicionit të sivjetshëm, e gjeni duke klikuar këtu.
Të ngjashme
Të tjera nga Literaturë
E-Diaspora
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali E.D., një 41-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Azzano San Paolo, ka ndërruar jetë pas një...
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
-
Haziri: Diaspora nuk është determinuese e rezultatit të zgjedhjeve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve Kombëtarja e Kosovës, në Zvicër...
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër
-
Ulja e kostos dhe emigracioni: Sfidat me të cilat do të përballet Zvicra në vitin 2025