Integrimi
Policja Donjeta Balaj, me video, nxit të rinjtë për profesionin e policit në Cyrih
Ka pasur reagime shumë pozitive për videon. Një përdorues shkruan: “Është bukur të shohësh policë me emra shqiptarë në Zvicër..."
Në llogarinë e saj në Instagram, Stapo Cyrih (Policia e Qytetit) angazhohet që, përmes videos, profesionin e policisë ta bëjë tërheqës për të rinjtë, transmeton albinfo.ch. Një shembull personal këtu e jep Donjeta Balaj.
Stapo Cyrih përbëhet nga 1700 anëtarë të korpusit dhe mbi 500 punonjës civilë. Si policia e tretë më e madhe, ajo dëshiron të ndërgjegjësojë edhe brezin e ri për këtë profesion.
Mungesa e punëtorëve të kualifikuar vërehet edhe në policinë e qytetit të Cyrihut, shkruan nau.ch. “Është e rëndësishme që të bëjmë të njohura pozicionet tona të trajnimit për punonjësit e mundshëm. “Në përgjithësi, ne vëmë në dukje ofertat tona si punëdhënës dhe diversitetin e profesionit të policisë”, thotë zëdhënësi i kësaj policie, Michael Walker.
Donjeta Balaj jep shembullin e saj personal
Policja e re, Donjeta Balaj, tregon në një video, në Instagram, të Stapo Cyrihut se çfarë i pëlqen në punë, transmeton albinfo.ch. Për Donjetën, puna në polici përfshin mundësi trajnimi dhe zhvillimi të mëtejshëm, si dhe shumëllojshmëri për të dhe ekipin e saj.
Në videon që është shpërndarë përmes Instagramit, Donjeta tregon çaste nga përditshmëria e saj si police, në terren, pastaj në ushtrimet e saj në palestër apo dhe në qitje me armë.
Ka pasur reagime shumë pozitive për videon. Një përdorues shkruan: “Është bukur të shohësh policë me emra shqiptarë në Zvicër. Fat të mirë në të ardhmen”.
Ndërsa për Stapo, reklamimi i profesionit të policisë përmes mediave sociale është pjesë e punës së saj, përcjell albinfo.ch. “Aktualisht jemi në gjendje të plotësojmë të gjitha pozicionet tona të trajnimit për aspirantët e policisë: Për të arritur vëmendjen e duhur, postimet në media sociale kontribuojnë në sukses”, shpjegon Walker.
View this post on Instagram
Të ngjashme
Opinione tjera
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën















