Lajme

19-vjeçari mbetet pa patentë shoferi një vit pasi u pajis me të

Policia zvicerane duket se është strikte sa u takon rregullave të trafikut.

Një 19-vjeçar kishte thyer rregullat e shpejtësise dhe i njëjti më pas mbeti pa leje.

Kjo për shkak se të mërkurën në mbrëmje, policia e qytetit të Winterthur kishte kryer një kontroll të shpejtësisë në stacionin Hegi.

Rreth orës 20, një makinë kishte tejkaluar shpejtësinë duke vozitur deri në 151 kilometra në orë, ku më pas kishte kaluar edhe pikën e kontrollit policor.

Në të njëjtën pikë, shpejtësia maksimale e lejuar ishte 60 kilometra në orë.

Shoferi 19-vjeçar sipas mediave zvicerane ishte arrestuar pak minuta më vonë. Atij iu desh të dorëzonte patentën e shoferit në gjyq, vetëm një vit pasi ishte pajisur me të.

Gjithashtu policia kishte hapur edhe rast ndaj, siç e kanë cilësuar mediat, nxënësit.

Ai mund të burgoset deri në katër vjet.