Shqipëria
Policia zbulon të vërtetën e hidhur të vajzës së kthyer nga Italia
Ajo akuzohet për braktisje të fëmijëve të mitur, vepër penale për të cilën rrezikon gjobë ose burgim deri në 3 vjet
Një 21-vjeçare dyshohet se ka braktisur në Itali vëllain e mitur dhe për këtë policia ka nisur procedim penal ndaj saj.
Ajo akuzohet për braktisje të fëmijëve të mitur, vepër penale për të cilën rrezikon gjobë ose burgim deri në 3 vjet, shkruan albinfo.ch
Policia e Shtetit ka njoftuar se dje u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor në Tiranë për shtetasen K.Z., 21 vjeç, banuese në Siena të Italisë, pasi dyshohet se ka pasur nën kujdestari vëllain 14-vjeçar me iniciale F.H., i cili më pas është larguar nga banesa dhe është regjistruar nga autoritet italiane si i braktisur.
Disa ditë më parë, sipas disa statistikave të Policisë së Shtetit, u mësua se më shumë se 30 shtetas janë proceduar gjatë dy muajve të fundit për braktisje të fëmijëve në zonën Shengen.
Që prej muajit gusht, Policia Kufitare ka marrë masa shtesë për të parandaluar azilin në vendet e BE, derisa Policia Kufitare u ka refuzuar kalimin e kufirit 1200 shtetasve shqiptarë.
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën











